Politike

“Po bllokon Kushtetuesen”, Balla apel Metës: Mos përgojo Dvoranin, ka pasur në shqyrtim dosjen tënde (VD)

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në fjalën e tij se Meta po tenton të bllokojë Gjykatën Kushtetuese, i cili sipas tij do të mbahet mend gjatë si kundërshtar i Kushtetueses.

TIRANË- Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për të miratuar projekt- rezolutën ndaj presidentit. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në fjalën e tij se Meta po tenton të bllokojë Gjykatën Kushtetuese, i cili sipas tij do të mbahet mend gjatë si kundërshtar i Kushtetueses.

“Shqipëria ndphet në mënyrë të pëdrejtë përballë një krizë për shkakt të veprimit të kushtetutes së ilegjitimuar. Ne kemi detyrimin për të gjetur zgjidhje. Edhe pse me kompetebnca të tilla katenatiova për të nxitur një krizë kushtetuese. Ky president do mbahet mend gjatë se u vetëtregua si kundërshtar i kushtetutës. Ai po pengon plotësimin e vakancave në gjykatë. Ekspertët që kanqë punuar me ndryshimet kushtetuese, kanë parashikuar dhe mekanizma zhbllokues për tentaviva të tilla. Gjykatat Kushtetuese mbetet e një rëndësie të veçantë. Venecia këmbëngul se Gjykata kushtetuese është një çështje me rendësi të veçantë. Meta po bën çështë e mundur për të frenuar gjykatën kushtetuese. Dua ti bëj një apel presidentit: është e papranueshme qe të përgojë me pa të drejtë drejtues të insitucionevbe të tjera të vendit. Ne e kemi vënë në majën e piramidës. Ai është i fundit që duhet të merret me zotin Dvorani.Meta duhet të jetë i fundit në vend për t’u marrë me të, sa kohë që Dvorani ka qenë një prej pesë gjyqtarëve të dosjes në ngarkim të Metës e që në atë dosje të paktën Dvorani ka pas mendim kundër me katër anëtarët e tjerë të gjykatës. E padrejtë për këdo, por më shumë për ne që kemi mandate përfaqësuese, apo presidenti që të përdorë institucionin e Presidentit për të atakuar një iss-gjyqtar që ka gjykuar një çështje në ngarkim të tij e që për rastin në fjalë mund të ketë kërkuar edhe burg”, tha Balla. u shpreh Balla.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment