Politike

Ngërçi me ngritjen e Kushtetueses, BE: Zgjidhni konfliktin, gjykata jetike për qytetarët

Reagimi erdhi përmes zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, e cila i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një Gjykate Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.
Featured image of article: Ngërçi me ngritjen e Kushtetueses, BE: Zgjidhni konfliktin, gjykata jetike për qytetarët Maja Kocijancic, Zëdhënëse e BE
Përditësuar:

BRUKSEL- Bashkimi Evropian u bën thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti i interpretimit mbi përbërjen e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet sa më shpejt dhe të qartësohet kjo çështje.

Reagimi erdhi përmes zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, e cila i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një Gjykate Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zonja Kocijancic tha se zgiidhja e kësaj çështjeje është thelbësore për popullin shqiptar dhe për efektivitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, si edhe për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE.

Ditën e sotme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment