Politike

Ngërçi me emërimet në Kushtetuese, Presidenca: Venecia gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri

  • Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, Venecia dërgon delegacionin në Tiranë
  • Në një reagim në Facebook, Tedi Blushi shprehet se Venecia është gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri.
    Featured image of article: Ngërçi me emërimet në Kushtetuese, Presidenca: Venecia gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit

    TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, ka reaguar pas njoftimit nga Komisioni i Venecias, se do dërgojë një delegacion në Tiranë për ngërçin e krijuar në Kushtetuese. Në një reagim në Facebook, Tedi Blushi shprehet se Venecia është gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri.

    “Venecia, gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri!”, shkruan zëdhënësi i Presidentit. Sot Komisioni i Venecias konfirmoi ardhjen në Tiranë dhe është shprehur se në fillim të shkurtit do takohen me palët.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Prej më shumë se një muaj Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të mënyrës së emërimit të një prej anëtarëve të saj. Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllafin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përverësim të kompetencave. Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment