Showbiz

“Ngela në mes te detit, njoftuan policinë”, Aurela Gaçe tregon historinë qesharake që i ndodhi në Himarë, këngëtarja: Familja më kërkonte, babi më tha ti s’je mirë

Aurela Gaçe është pyetur në lidhur me ndonjë histori qesharake apo jo që i ka ndodhur përgjatë pushimeve dhe ajo nuk ka hezituar të tregojë një rast.
Featured image of article: “Ngela në mes te detit, njoftuan policinë”, Aurela Gaçe tregon historinë qesharake që i ndodhi në Himarë, këngëtarja: Familja më kërkonte, babi më tha ti s’je mirë Aurela gace

VLORË– Këngëtarja Aurela Gaçe  është duke xhiruar klipin e këngës “Lento Lento” në Vlorë mirëpo ka gjetur pak kohë për një intervistë për “Ora Verore”.

Këngëtarja është pyetur në  lidhur me ndonjë histori qesharake apo jo që i ka ndodhur përgjatë pushimeve dhe ajo nuk ka hezituar të tregojë një rast.

Teksa ka qënë me pushime në Ksamil ka notuar larg dhe ka qëndruar 2 orë në ujë. Ndërkohë familjarët e saj ishin alarmuar dhe kishin kërkuar ndihmën e policisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“ Njëherë kam qenë me pushime në Ksamil me familjen. Shumë kohë më parë, 20. Ishim në një ishull dhe zbulova që ishte dhe një ishull tjetër, mu duk afër. U futa në ujë me not dhe shkova deri në gjysëm, e shikoja ishullin tjetër po kisha ecur shumë, të vazhdoja më dukej larg, të kthehesha më dukej sërish larg… thash hajt po e çoj deri në fund! Kam shkuar deri në fund si ato peshqit e lodhur, kam ndejtur ja dy orë në ujë dhe ndërkohë mami dhe babi ishin alarmuar pasi unë nuk dukesha më në ujë, ata kërkonin nëpër kodrina, kodra, shikonin kudo dhe për pak desh kanë thërritur policinë, pastaj banorët aty më kthyen me skaf, dhe babi që më shikonte dhe thoshte që s’je mirë nga trutë”- u shpreh Aurela duke qeshur teksa tregonte historinë.

(A.B)/Dosja.al 

Shto Koment