KurioziteteVirale

Ngeci në kapakun e pusetës, miu ‘trashaluq’ alarmon zjarrëfikësit (Video)

Një mi ka vënë në lëvizje zjarrëfikësit e qytetit pasi ka ngecur në vrimat e kapakut të pusetës. Zjarrëfikësit kanë ardhur dhe e kanë shpëtuar nga aty, duke e lënë të lirë më pas.
Featured image of article: Ngeci në kapakun e pusetës, miu ‘trashaluq’ alarmon zjarrëfikësit (Video) Zjarrëfikësit teksa shpëtojnë miun

Një mi është bërë lajm ditën e sotme pasi ka vënë në lëvizje zjarrëfikësit e qytetit Bensheim-Auerbach, Gjermani. Sipas medieve italiane miu, duke qenë shumë i shëndoshë, ka ngecur në një nga vrimat e kapakut të një pusete.

Zjarrëfikësit kanë ardhur të gatshëm për ta shpëtuar dhe për ta lënë më pas të lirë. ‘Operacioni’ i shpëtimit zgjat disa minuta dhe në videon e mëposhtme shihet se sa janë munduar zjarrëfikësit për t’i rikthyer lirinë miut ‘trashaluq’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment