Aktualitet

“Ngado që ta provosh do e hash”, qytetari denoncon Postën Shqiptare: Për procedurat e zhdoganimit llogarit edhe vlerën e transportit

Një qytetar ka denoncuar vjedhjen sipas tij që Posta Shqiptare u bën qytetarëve. Ai thotë se Posta për procedurë zhdoganimi, përveç vlerës së produktit llogarit edhe vlerën e transportit.
Featured image of article: “Ngado që ta provosh do e hash”, qytetari denoncon Postën Shqiptare: Për procedurat e zhdoganimit llogarit edhe vlerën e transportit Posta Shqiptare

TIRANË -Një qytetar ka denoncuar vjedhjet që sipas tij, Posta Shqiptare u bën qytetarëve. Sipas denoncuesit, Posta për procedurat e zhdoganimit, llogarit si vlerën e produktit plus vlerën e transportit.

Në denoncimin për “JOQ Albania”, ai shprehet, se në asnjë vend të botës nuk tarifohet transporti, por vetëm pakoja. Qytetari ka shtuar, se kjo gjë ndodh vetëm me Postën Shqiptare dhe jo me “DHL” apo “FedEX”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Denoncimi për JOQ Albania

“Pershendetje JOQ!
Ju shkruaj te publikoni dicka ne lidhje me vjedhjet qe posta Shqipetare ju ben qytetareve qe marin dergesa nga persona apo dyqaneonline jashte shqiperie. Ne kete foto te cilen e gjeni dhe ne ëebsiten e dogave eshte nje ligj i publikuar qe duket shume abuziv dhe i pallogjikshem. Sic e shikoni dhe ne pjesen e nenvizuar nese dikush ju dergon apo ju vet blini nje produkt i cili kushton me shume se 22€ apo ju dergoje nje produkt te kesaj vlere , dhe transporti (i cili gjithmone eshte i kushtueshem me shqiperine dhe posta e di kete) kushton 200€, atehere per procedurat e zhdoganimit posta si vlere totali ju llogarit vleren e produktit + vleren e transportit. Nese ju blini dicka qe kushton 30 euro dhe transporti kushton 100€ atehere do ju duhet te paguani si tarife zhdoganimi 22.4% te 130€. Ne asnje vend ne bote nuk ndodh ky lloj tarifimi seose doganat ne cdo shtet te tarifojne ne baze te vleres qe ka pakoja dhe jo transportin. Kjo procedure ndodh vetem ne posten Shqipetare dhe jo me postat e tjera ne vend si DHL apo FedEX, cdo pako del nga e njejta dogane dhe aplikimet e tarifave jane te ndyrshme. Me pak fjale ngado qe ta provosh , ngado do “e hash” sepse postat e tjera private kane cmimet e dergesae me te shtrenjta, ndersa posta shqiptare te tarifon me shume sec duhet. Postoje dhe me emer s’eshte problem! Faleminderit!”

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment