Aktualitet

Ngacmoi seksualisht të miturën në rrugë, arrestohet 42-vjeçari! Policia ndalon dhe tre persona të tjerë për vepra të ndryshme penale

Bien në prangat e policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Featured image of article: Ngacmoi seksualisht të miturën në rrugë, arrestohet 42-vjeçari! Policia ndalon dhe tre persona të tjerë për vepra të ndryshme penale Policia e Shtetit

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 42-vjeçarin i cili ishte i shpallur në kërkim pasi kishte ngacmuar seksualisht në rrugë një të mitur. Po ashtu, efektivët kanë bërë të mundur ndalimin e një 27-vjeçari pasi është kapur me lëndë kanabis.

Të arrestuar janë dhe: P. G., 59 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale, si dhe  M. N., 22 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me trafikndarëse, duke marrë dëmtime të lehta.

NJOFTIMI:

Bien në prangat e policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpërpara përgjegjesisë ligjore, nga specialistët për Hetimim e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmim seksual”, pasi me datë 21.03.2021, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. G., 27 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi, e ndarë në doza gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

P. G., 59 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale ;

M. N., 22 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me trafikndarëse, duke marrë dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment