Rajoni

Ngacmoi seksualisht dy 13 vjeçaret/ Jepet dënimi për 43-vjeçarin kosovar, flet pronari i hotelit: Burri më tha se kanë mbetur në rrugë, ai nuk… 

Policia dhe prokuroria po merren ende me hetimine  ngjarjes sakaq së fundmi  për mediat kosovare ka folur edhe pronari i hotelit ku vajzat kishin kaluar natën e 4 gushtit. Ai është shprehur se burri i kishte thënë se vajzat kishin mbetur në rrugë dhe ai donte vetëm që t'i ndihmonte. 
Featured image of article: Ngacmoi seksualisht dy 13 vjeçaret/ Jepet dënimi për 43-vjeçarin kosovar, flet pronari i hotelit: Burri më tha se kanë mbetur në rrugë, ai nuk…  Foto Ilustruese

KOSOVË- 43-vjeçari i cili mori dy vajzat 13 vjeçare natën e 4 gushtit dhe i çoi në hotel është dënuar me një muaj burg. Mësohet se burri me inicialet B.A  ua kishte paguar dhomën ndërkohë mediat kosovare raportuan se ai hyri në dhomën e tyre, dhe i ngacmoi seksualisht.

Policia dhe prokuroria po merren ende me hetimine  ngjarjes sakaq së fundmi  për mediat kosovare ka folur edhe pronari i hotelit ku vajzat kishin kaluar natën e 4 gushtit. Ai është shprehur se burri i kishte thënë se vajzat kishin mbetur në rrugë dhe ai donte vetëm që t’i ndihmonte.

 “Kanë qenë dy vajza, njëra ka qenë më e rritur, nuk e di moshën e tyre, ai personi veç i ka sjellë brenda, më është drejtuar mua që kanë mbetur në rrugë dhe po do me ja u paguar deri nesër, ai veç i ka sjellë dhe i ka lënë, ato kanë bujt aty. Ai nuk ka pasur më kontakt me to, ka dalë, nuk e di ku ka shku, por ato kanë qëndruar aty deri të nesërmen. Ai ua ka pagu dhe ka dale. Vajzat kanë qëndrua këtu atë natë, kanë dalë vetë të nesërmen, kanë shku” ka deklaruar ai. Pranari i hotelit ka thënë se banorëve të Kosovës nuk iu kërkohen dokumentet e identifikimit.

 “Banorëve të Kosovës nuk jemi të obliguar t’ua marrim letërnjoftimet, vetëm atyre që nuk janë të Kosovës, unë i pyes”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se se të mërkurën, policia ka kontrolluar të gjithë hotelin dhe çdo gjë ka qenë në rregull.

 “Policia ka qenë dje, i kanë shikua kamerat, është gjithçka në rregull. Nuk janë vërejtur aq shumë sepse ka qenë errësirë, kur është errësirë kamerat nuk vërehen”, ka thënë pronari i hostelit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë  pas një jave që ka ndodhur ngjarja ka vendosur që Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për 43-vjeçarin.

 “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.A për shkak të veprës penale Sulm seksual nga neni 229 par.6 lidhur me par.1 të KPRK-së. Të pandehurit B.A iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas gjykatës, kjo masë është adekuate për zhvillim të papenguar të çështjes penale, duke marrë parasysh rrethanat në të cilat është kryer vepra penale dhe moshën e të dëmtuarave.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, ngase duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale si dhe moshën e të dëmtuarave/miturave, tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri ndodhet në liri, mund të përsërisë vepër penale të njëjtë apo të ngjashme”, thekson njoftimi.

Dy vajza të mitura, u dërguan mbrëmjen e 4 gushtit në një hotel në rrugën Prishtinë-Podujevë. Mediat kosovare shtojnë se ai i kishte njohur në kafe dhe më pas i kishte marrë në makinë dhe i kishte çuar në hotel. Prokuroria tha se janë kryer ekzaminimeve mjekësore por fatmirësisht i dyshuari dhe të miturat nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale, por megjithatë burri do të denoncohet për aktin që ka kryer pasi vajzat janë të mitura.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment