Aktualitet

Ngacmoi seksualisht 16-vjeçarin, gjykata e Beratit lë të lirë pedofilin 66-vjeçar

VIDEO
Gjyqtari Durim Hasa,pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe atë mbrojtëse ka vendosur ta lërë të lirë 66-vjeçarin,duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Featured image of article: Ngacmoi seksualisht 16-vjeçarin, gjykata e Beratit lë të lirë pedofilin 66-vjeçar Gjykata e Beratit

BERAT- Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për pedofilin 66 vjeçar Romeo Oço. Ai është akuzuar për “ngacmim seksual” ndaj 16-vjeçarit me iniciale K.J.

Pedofoli 66-vjeç ka mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e dhënies së masës së sigurisë ndaj tij është kryer me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve. Prokurori i çështjes, Tasim Puci,i ka kërkuar gjykatës vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tij dhe dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Prokurori Tasim Puci i ka argumentuar kërkesat e tij para gjykatës me dëshminë e dhënë në polici e prokurori nga 16-vjeçari K.J, që ka rrëfyer të gjithë kalvarin e ngacmimeve seksuale prej disa mujash dhe në bazë të raportit mjeko-ligjor që ka konstatuar shenja të dukshme të ngacmimit seksual tek djali 16-vjeçar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjyqtari Durim Hasa,pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe atë mbrojtëse ka vendosur ta lërë të lirë 66-vjeçarin, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Romeo Oço u arrestua nën akuzën e “ngacmimit seksual” ndaj një 16-vjeçari. Ka qënë ky i fundit që e ka denoncuar Oçon në polici mbrëmjen e së Shtunën, duke treguar gjithë historinë disa mujore të ngacmimeve seksuale që kishte ushtruar ndaj tij Romeo Oço, që rezulton të jetë komshiu i tij.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment