Aktualitet

Nga vjen vaksina? Silva Bino: Unë merrem me kushtet e ardhjes, Mentor Kikia e ndërpret: Mos merrni përsipër ta mbroni se nuk shkon

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino është shprehur se ajo si drejtuese e një institucioni nuk ka autorizim për të treguar vendin e origjinës.
Featured image of article: Nga vjen vaksina? Silva Bino: Unë merrem me kushtet e ardhjes, Mentor Kikia e ndërpret: Mos merrni përsipër ta mbroni se nuk shkon Mentor Kika dhe Silva Bino

TIRANË– Prejardhja e vaksinës anti-COVID ka shkaktuar debat në studiot televizive. Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, e ftuar në emisionin “Opinion”, është shprehur se ajo si drejtuese e një institucioni nuk ka autorizim për të treguar vendin e origjinës, ndërsa gazetari Mentor Kikia i ka kërkuar që të mos e mbrojë ‘sekretin’ pasi nuk është korrekte.

PJESË NGA BISEDA: 

Silva Bino: Ju merrni kush i ka dhuruar, unë merrem me vaksininën. Kjo është detyra ime

Blendi Fevziu: Edhe origjina është interesante.

Mentor Kikia: Zonja Bino nëse nuk jeni e autorizuar ta thoni mos merrni përsipër ta mbroni sepse kjo është një gjë që nuk shkon për hir të vërtetës.

Silva Bino: Unë merrem me kushtet e vaksinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Blendi Fevziu: Shtypi italian e ka treguar me Google Maps, rrugën që ka bërë vaksina. Ndërsa ne nuk e themi dot.

Silva Bino: Unë po mbroj kushtet e ardhjes së vaksinës.

Artan Hoxha: Atë e besojmë ne se nuk iu ka luajtur mendja që të vijë skarco.

Blendi Fevziu: Ku ruhet vaksina?

Silva Bino: Në ISHP, në minus 80 gradë dhe e trasportojmë më pas në Air Albania.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment