Politike

“Nga sjellja juaj varen jetë njerëzish”, Basha uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Askush s’do donte që dita e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si e sotmja

VIDEO
Basha shprehet se nxënësit duhet të respektojnë masat për COVID-19. Ai theksoi se nga sjellja e nxënësve varen jetë njerëzish.
Featured image of article: “Nga sjellja juaj varen jetë njerëzish”, Basha uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Askush s’do donte që dita e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si e sotmja Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës. Nëpërmjet një postimi në Facebook Basha iu bën thirrje nxënësve dhe mësuesve që të respektojnë masat për COVID-19, duke mbajtur maskë dhe respektuar distancimin social.

Reagimi: 

Të dashur nxënës dhe mësues që sot nisni vitin e ri shkollor, ju uroj nga zemra suksese! Urime më të mira për mësuesit tanë që këtë vit do të përballen me orare të zgjatura dhe vështirësi më të mëdha se vitet e tjera. Jam i bindur se me përkushtimin për profesionin dhe kujdesin për nxënësit, do t’ia dilni me sukses për të përballuar këtë realitet të ri dhe sfidues. Një urim i veçantë nga zemra për vogëlushët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Askush nuk do donte që dita juaj e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si kjo e sotmja në mes të pandemisë, shoqëruar me masa të veçanta që e bëjnë të vështirë këtë fillim shkolle.

Urime të gjithë gjimnazistëve në këtë vit sfidues! E di se do ta keni të vështirë të ruani distancën, pasi e tillë është edhe energjia e moshës, por ju lus të silleni me vetëdijen se nga sjellja juaj varen jetë njerëzish. Normaliteti do rikthehet sërish, e ju mund të kapni kohën e humbur me njëri-tjetrin. E vetmja gjë që nuk kthehet është jeta. Prandaj lutja ime për të gjithë ju është: respektoni masat, ruani veten dhe njëri-tjetrin. Ditë më të mira na presin!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al 

Shto Koment