Politike

Nga sistemi i taksave vendore te marrëveshja për financim ushtarak me Turqinë, Meta dekreton tre ligje të rëndësishme

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar tre ligje ditën e sotme. Ligjet e dekretuara nga Meta janë; "Për sistemin e taksave vendore", "Për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri dhe "Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Featured image of article: Nga sistemi i taksave vendore te marrëveshja për financim ushtarak me Turqinë, Meta dekreton tre ligje të rëndësishme Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Metaka dekretuar tre ligje ditën e sotme. Bëhet fjalë për  ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, “Për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri dhe “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”.

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 98/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shpalljen e ligjit nr. 99/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri (faza 4, 2019-2023)”.

Shpalljen e ligjit nr. 100/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment