Politike

Nga shtatori mësimi me dy turne/ Ankohet Safet Gjici: Qeveria të na japë fonde, nuk ka as ujë nëpër shkolla, bizneset janë në vështirësi

Kryetari i Bashkisë Safet Gjici përmes mediave i bëri apel qeverisë për fonde shtesë. Ai theksoi se në shkolla nuk ka as ujë.
Featured image of article: Nga shtatori mësimi me dy turne/ Ankohet Safet Gjici: Qeveria të na japë fonde, nuk ka as ujë nëpër shkolla, bizneset janë në vështirësi Safet Gjici

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici përmes mediave apeloi qeverinë për fonde shtesë për shkollat. Ai theksoi se në shkolla ka edhe mungesë të ujit, por tha se bashkia do fillojë t’i furnizojë ato nëpërmjet boteve.

“Fondet janë të pakëta. Taksat në Kukës janë të ulëta disa biznese janë në vështirësi, qeveria do të ishte mirë të na furnizonte me fonde posaçërisht për shkollat. Fonde nuk kemi shumë. Buxheti është llogaritur për situatë të zakonshme, por me sforco do të nisin vitin shkollor. Sa i përket mungesës së ujit, do të furnizojmë me bote shkollat ku ka mungesa me ujë të rrejedhshëm”, tha Gjici.

Ndërsa përgjegjësi i zyrës arsimore në Kukës, Skënder Ahmeti deklaroi se në shkollat e qytetit mësimi do zhvillohet me dy turne.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shkollat në fshatra do të bëjnë mësim me një turn ndërsa shkollat e qytetit të Kukësit me dy turne. Shpresojmë të kemi zgjidhje të pranueshme se duhet të pranojmë realitetin ku jemi në Kukës”, u shpreh ai.”, tha Skënder Ahmeti,

Bashkia e Kukësit ka rreth 78 objekte te arsimit parauniversitar në territorin e saj, shumica e tyre janë në një shkalle amortizimi të lartë që kërkojnë investime të mëdha.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment