Politike

Nga Ristani, Hajdari tek Murrizi, Çani e pyet kë do rikthejë në PD, Basha se thotë: Jam si të thuash babai i partisë, s’flasim dot me emra të përveçëm

Në një intervistë me moderatorin e emisionit Arian Çani, Basha u pyet për rikthimin e Arben Imamit, Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit, por kreu i opozitës nuk preferoi të japë emra.
Featured image of article: Nga Ristani, Hajdari tek Murrizi, Çani e pyet kë do rikthejë në PD, Basha se thotë: Jam si të thuash babai i partisë, s’flasim dot me emra të përveçëm Lulzim Basha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” mbrëmjen e djeshme. Në një intervistë me moderatorin e emisionit Arian Çani, Basha u pyet për rikthimin e Arben Imamit, Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit, por kreu i opozitës nuk preferoi të japë emra.

Ai tha në emisionin “Zonë e Lirë” se nuk mund të flasë me emra të përveçëm, ndonëse pohoi se ka kontaktuar disa persona që nuk janë më pjesë e strukturave të PD-së.

PJESË NGA EMISIONI:

Shikoni minutën 1:22:00

Çani: Çfarë do t’i ofrojë figurave të vjetra si Ben Imami?

Basha: Nëse mund ta quaj ashtu, si kryetar jam pak a shumë si babai i PD. Nuk flasim dot me emra të përveçëm, sepse i trajtojmë të gjithë njësoj. Padiskutim që babai e ka një të preferuar. Por bën të pamundurën që ta mos e tregojë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çani: Do riktheheni pranë vetes tradhëtarë të opozitës së re? A do ketë servilë?

Basha: Shpresoj që jo, po garanci nuk ka.

Çani: Murrizi?

Basha: Nuk ka qënë kurrë pjesë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment