Politike

Nga Qazim Mulleti deri tek Erion Veliaj, kryebashkiakët e Tiranës “zbresin” sheshin Skëndërbej, mes tyre Rama dhe Basha

Siç shihet brenda kornizave të zeza janë vendosur fotot bardhë e zi si dhe datat e viteve ku ata kanë qëndruar në post.
Featured image of article: Nga Qazim Mulleti deri tek Erion Veliaj, kryebashkiakët e Tiranës “zbresin” sheshin Skëndërbej, mes tyre Rama dhe Basha Kryebashkaiket e Tiranes nder vite

TIRANË– Bashkia e Tiranës me rastin e  100 vjetorit të kryeqytetit ka menduar që në sheshin ‘Skëndërbej’ të vendosen të gjitha fotot e kryebashkiakëve ndër vite.

Siç shihet brenda kornizave të zeza janë vendosur fotot bardhë e zi si dhe datat e viteve ku ata kanë qëndruar në post.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duke qenë se ato janë radhitur sipas viteve, fotot nisin me Qazim Mulletin si kryebashkiaku i parë dhe përfundojnë me kryebashkiakun aktual Erion Veliaj. Por mes tyre është dhe kryeministri aktual Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Në Pallatin e Brigadave është zhvilluar sot ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës si kryqytet, ku të pranishëm janë qytetarë dhe personalitete të politikës vendase dhe të jashtme . Rama tha se Tirana është një vend që i bën të kthehen sërish për të vizituar. Meta u shpreh se Tirana kam pësuar ndryshime të mëdha përgjatë këtyre viteve.

(a.k/dosja.al)

Një Koment në “Nga Qazim Mulleti deri tek Erion Veliaj, kryebashkiakët e Tiranës “zbresin” sheshin Skëndërbej, mes tyre Rama dhe Basha

  1. Po kryebashkiaku i pare nuk është Qazim Mulleti.sepse fillimin e kryeson Zyber Hallulli,apo i shemton uniforma kta bolsheviket .

Shto Koment