Aktualitet

Nga protestat e paligjshme tek SKEMAT piramidale/ Ndryshimet në Kodin Penal, pikat që pritet të shfuqizohen, lejohen tubime edhe pa lejen e Policisë

Në draftin e publikuar parashikohet edhe shfyqizimi i veprës penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme pa lejen e Policisë së Shtetit. Siç është  parashikuar në nenin 262 të Kodit Penal, shkelësit dënoheshin deri në dy vite burg por me ndryshimet e reja kushdo mund të protestojë pa marrë leje.
Featured image of article: Nga protestat e paligjshme tek SKEMAT piramidale/ Ndryshimet në Kodin Penal, pikat që pritet të shfuqizohen, lejohen tubime edhe pa lejen e Policisë Foto ilustruese

TIRANË– Ndryshime të reja pritet të ndodhin në Kodin Penal. Në draftin që po hartohet nga Ministria e Drejtësisë parashikohet shfuqizimi i disa veprave penale, të cilat kanë lidhje me protestat dhe skemat piramidale, me argumentin se mund të trajtohen edhe nga Kodi Civil. Në draftin e publikuar nga gazetari Adriatik Doçi parashikohet edhe shfyqizimi i veprës penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme pa lejen e Policisë së Shtetit. Siç është  parashikuar në nenin 262 të Kodit Penal, shkelësit dënoheshin deri në dy vite burg por me ndryshimet e reja kushdo mund të protestojë pa marrë leje. Por ndër rreshta sqarohet se tubimi kthehet në vepër penale nëse në të marrin pjesë persona të armatosur, të cilët bazuar në ligj dënohen me gjobë ose me burg deri në 3 vite.

“Neni. Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur. 1. Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve me pjesëmarrje të personave të armatosur dënohet me gjobë ose me burgim nga 2 deri në 3 vjet. 2. Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme e personave të armatosur përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit. 3. Vepra penale sipas paragrafit te dyte te këtij neni konkurron me veprën penale te armëmbajtjes pa leje kur subjekti nuk zotëron lejen për mbajtjen e armës,”-shkruhet në draft.

Gjithashtu është propozuar heqja e veprës penale të organizimit dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, pasi ezaurohet nga nene të tjera të Kodit Penal. Aktualisht Kodi Penal parashikon gjobë dhe burg për mashtime.

Skemat mashtruese dhe piramidale. Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet,”-thuhet në nenin 283.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë plagosja e lehtë nga nga pakujdesia, e cila dënohej me gjobë është kërkuar të shfuqizohet bashkë me dënimin për mbajtjen me pa të drejtë e uniformës, vepër penale që parashikonte dënimin deri në 5 vite burg.

Ditën e djeshme në vend bëri bujë neni për shpifjen, ku parashikoheshin penalitete të rënda për ata që i krijojnë memet por edhe ata që i shpërndajnë. Në dokumentit, që kryeministri Edi Rama e konsideroi në punë e sipër, parashikohej dënimi me deri në 1 vit burg të kujtdo që realizon këto montime, por nuk shpëtojnë edhe ata që i shpërndajnë. Koha e burgimit por edhe gjoba dyfishohej nëse bëhej fjalë për një zyrtarë të lartë të vendit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment