Sport

Nga penalltia e 2017-tës në atë të 2020-tës, Safet Gjici nuk ndryshon “profesion” dhe i jep mend Skënder Gegës: Nuk duhet ta kishte goditur ai lojtar penalltinë

Presidenti i nderit Safet Gjici, rikthehet edhe një herë në rolin e opinionistit. Në vitin 2017, Kukësi luante ndaj Sherif Tiraspol për kualifikueset e Europa League me sulmuesin kryesor Pero Pejic i cili humbi 11-m dhe i kushtoi klubit 1.3 milionë euro
Featured image of article: Nga penalltia e 2017-tës në atë të 2020-tës, Safet Gjici nuk ndryshon “profesion” dhe i jep mend Skënder Gegës: Nuk duhet ta kishte goditur ai lojtar penalltinë Safet Gjici

KUKËS-Kukësi u mund me shifrat 4-0 ndaj Wolfsburg në ndeshjen zhvilluar në “Air Albania”. Kuksianët ndryshe nga Teuta, që s’prodhoi asgjë ndaj Granadës, arritën të fitonin që penallti (e humbi Rroca) dhe të godisnin traversën. Presidenti i nderit Safet Gjici, rikthehet edhe një herë në rolin e opinionistit. Në vitin 2017, Kukësi luante ndaj Sherif Tiraspol për kualifikueset e Europa League me sulmuesin kryesor Pero Pejic i cili humbi 11-m dhe i kushtoi klubit 1.3 milionë euro.

Në atë kohë Gjici u shprente. “I thashë që të mos ia linte penalltinë Pejiç, pasi portieri i Sherifit ishte kroat dhe e njihte Peron. Trajnerët nuk mendojnë shumë, janë ‘kokëvegjël’. Kukësi humbi 1.3 milionë euro nga ajo penallti”. Kur kanë kaluar 3 vjet nga ai moment Gjici nuk i ndahet penalltive. “Nëse do isha unë në stol do ia lija sulmuesit Eze.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rroca nuk është për penallti, ka gjuajtje të fortë, por jo për penallti. Deklarata cinike, ofensive, përcaktuese. E megjithatë trajneri në Shqipëri duhet ti pranojë, madje të gjejë edhe mënyrën për të justifikuar përse një president shprehet kështu.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment