Bota

Mediat kineze pretendojnë se Covid-19 e ka origjinën në Itali

Profesori tashmë është në kundërshtim me tezën se Wuhan është vendi i origjinës së Covid-19, pasi atje numri ka rënë dhe të gjithë janë shërua
Featured image of article: Mediat kineze pretendojnë se Covid-19 e ka origjinën në Itali Foto Ilustruese
Përditësuar:

KINË- Pretendohet se origjina e pandemisë së koronavirusit është Italia. Një professor nga Milano është shprehur për mediat e huaja se nëntorin e vitit të kaluar kanë vënë re raste të çuditshme të pneumonisë. Profesori tashmë është në kundërshtim me tezën se Wuhan është vendi i origjinës së Covid-19, pasi atje numri ka rënë dhe të gjithë janë shëruar.

Këtë deklaratë të profesor dhe njëkohësisht edhe doktor Giuseppe Remuzzi, e kanë publikuar pothuajse të gjithë mediat e huaja, e sidomos ato kineze si: “The Global Times”, “CCTV”. Profesori italian tha se qëllimi kryesor i komentit  të tij të ishte të theksonte se para sa kohësh ka mundur të jetë përhapur virusi para se të zbulohej e jo për ta gjetur vendin e parë të përhapjes.

Ndryshe, Italia ndodhet në vendin e parë në botë me numër të viktimave të koronavirusit, ndërsa Kina në vendin e dytë sa i përket numrit të të infektuarve. Përderisa në Kinë po bie numri i rasteve të reja, në Itali po vdesin qindra njerëz çdo ditë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment