Politike

“Nga nesër do shihni një tjetër President”/ Paralajmërimi i fortë i Metës: Do ketë vetëm takime institucionale me Ramën, Lulin, Kim dhe Sorecën, dhe me dëshmitarë

I ftuar në studion e “Opinion”, Meta tha se duke filluar nga dita e nesërme do të ketë vetëm takime institucionale me çdo aktor politik, si me kryeministrin Edi Rama, kryeopozitarin Lulzim Basha, ambasadoren Yuri Kim dhe me ambasadorein Luigi Soreca.
Featured image of article: “Nga nesër do shihni një tjetër President”/ Paralajmërimi i fortë i Metës: Do ketë vetëm takime institucionale me Ramën, Lulin, Kim dhe Sorecën, dhe me dëshmitarë Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të ndyshojë tërësisht qëndrim duke filluar nga dita e nesërme.

I ftuar në studion e “Opinion”, Meta tha se duke filluar nga dita e nesërme do të ketë vetëm takime institucionale me çdo aktor politik, si me kryeministrin Edi Rama, kryeopozitarin Lulzim Basha, ambasadoren Yuri Kim dhe me ambasadorein Luigi Soreca.

Meta shtoi gjithashtu se gjatë takimeve të mirëdokumentuara do të ketë edhe ambasadorë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nga nesër do shihni një President tjetër. Do ketë një President tepër zyrtar. I hapur në çdo kohë për marrëdhënie zyrtare institucionale, të mirëdokumentuara dhe me dëshmitare. Me Ramën, me Lulin, me Sorecën dhe me Kim. Me te katër nga nesër vetem marrëdhenie dhe takime institucionale, me deshmitare dhe te miredokumentuara,”- tha Meta ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment