ArgetimKulture

Nga Nënë Tereza tek Margaret Thatcher, këto janë femrat që ndryshuan botën

Dita Ndërkombëtare e gruas u caktua 8 Marsi prej vitit 1857, kur gratë në një fabrikë në Nju York organizuan një protest rreth kushteve të vështira të punës. Në vitin 1987, Kongresi Amerikan vendosi që Festa e Gruas të festohej javën e parë të marsit duke e miratuar si muajin e gruas dhe i të drejtave e lirive të tyre. Sot 8 Marsi festohet në mënyra të ndryshme, por e rëndësishme është që përpos kësaj date gruaja të respektohet dhe të gëzoj liritë dhe të drejtat e saj si qenie humane.
Featured image of article: Nga Nënë Tereza tek Margaret Thatcher, këto janë femrat që ndryshuan botën Gratë që ndryshuan botën.
Përditësuar:

Nënë Tereza, shqiptarja që njihet si me origjinë nga Maqedonia. Ajo e ka zhvilluar pjesën më të madhe të aktivitetit të saj humanitar në Indi. Ka arritur një armëpushim në Liban për të evakuar një spital, ka ndihmuar në Etiopi dhe në Armeni. Katolikja dhe humanistja e madhe, është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979.

Nënë Tereza ( 1910- 1997)

Frida Kahlo është njohur për stilin origjinal të të pikturuarit portrete vetjake, Frida Kahlo është shndërruar në një pikë referimi dhe force për mbarë botën. Sot konsiderohet simbol i trashëgimisë kulturore kombëtare për shtetin e Meksikës dhe heroinë e feminizmit dhe komunitetit LGBTQ- së.

Frida Kahlo ( 1907- 1954 )

Malala Yousafzai simboli i luftës moderne për të drejtat e grave. Ndonëse i është dashur të përballet me rreziqe të mëdha, kërcënimin e jetës, ajo nuk ka ndaluar së bëri fushatë për përhapjen dhe përmirësimin e arsimit të grave në Pakistan dhe në gjithë botën. Yousafzai u bë e njohur për masën e gjerë, kur në 2012- n u qëllua në kokë nga një sulmues taleban.

Malala Yousafzai ( 1997 )

Margaret Thatcher e njohur  si kryeministrja e Britanisë së Madhe nga viti 1979 deri në 1990, Thatcher është politikania që shërbeu më e gjatë, si britanikja që ka mbajtur postin më gjatë.

Margaret Thatcher ( 1925- 2013)

Simone De Bovuar  shkrimtarja franceze Simone de Bovuar, e cila luftoi  për lirinë e grave dhe u dha forcë me anë të shkrimeve të saj.

Simone De Bovuar ( 1908- 1986)

Mae Jemison ose siç njihet ndryshe astronautja e parë Afro-Amerikane. Fizikante, që përpara nisjes së punës në NASA, është marrë me aktivitete humanitare kryesisht të lidhura me të drejtat dhe liritë e gruas. .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Mae Jemison ( 1956 )

Marie Curie ishte femra e parë që mori titullin Profesore në Universitetin e Sorbonnës në Paris, në vitin 1906. Ajo ishte njeriu i parë në botë që fitoi dy Çmime Nobel. 1903 për Fizikën, bashkë me të shoqin dhe i dyti për Kiminë në vitin 1911, për punën e saj mbi radioaktivitetin.

Marie Curie. ( 1867 – 1934)

Doris Lessing përpos faktit se ka qenë një shkrimtare e zonja ishte edhe një përkrahëse e fortë e feminizmit. Përgjatë viteve, Lessing është nderuar me shumë çmime, veçanërisht me Nobel në vitin 2007, duke u shndërruar në një nga fitueset që nderohet në moshë të madhe, 88 vjeçe.

Doris Lessing( 1919- 2013)

Amelia Earhart, vërtet e guximshme,  doli kundër pikëpamjeve stereotipike ndaj grave,  në 1930 ishte gruaja e parë që pilotonte e vetme përgjatë Atlantikut.  9 vite më vonë, Amelia u zhduk krejt papritur mbi Paqësor dhe mbetet ende një mister.

Amelia Earhart( 1897- 1937)

Rosa Parks është dhe do të mbetet  një nga aktivistet më të vendosura të të drejtave civile të shekullit të 20- të. Shembulli i një njeriu të zakonshëm që ngrihet kundër padrejtësive institucionale. Në histori, Rosa do të mbahet mend si gruaja që u burgos në vitin 1955, Montgomery Alabama, pasi refuzoi të ngrihej nga ndenjësja e saj për t’ia liruar një pasagjeri të bardhë.

Rosa Parks( 1913- 2005)

L.K/Dosja.al

Shto Koment