Bota

Nga muzet e deri tek transporti publik. Kroacia nis lehtësimin e masave për prandalimin e Covid-19

Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë, nga sot, me qëllim hapjen e pjesshme të ekonomisë, mundëson punën e të gjitha bizneseve të angazhuara në tregti, përveç atyre që operojnë brenda qendrave tregtare, të cilat nuk do të hapen.
Featured image of article: Nga muzet e deri tek transporti publik. Kroacia nis lehtësimin e masave për prandalimin e Covid-19 Foto ilustruese

KROACI– Ditën e djeshme Kroacia ka vendosur që në vend të nis zbutja e masave të vendosura për parandalimin e Covid-19. Kjo është miratuar nga Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, ku parashikohet  hapje e dyqaneve dhe transportit publik, por nën masa të rrepta epidemiologjike.

Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë, nga sot, me qëllim hapjen e pjesshme të ekonomisë, mundëson punën e të gjitha bizneseve të angazhuara në tregti, përveç atyre që operojnë brenda qendrave tregtare, të cilat nuk do të hapen.

Puna mbetët e mbyllur të dielave ndërkohë është lejuar puna në furrat e bukës dhe në pikat e karburanteve. Po ashtu në vend është hapur ehde linjat e transportit publik dhe periferik, ku do të ruhet distance dhe do të jetë e detyrueshme vendosja e maskave.

Kornelija Ivançeviç, një biznesmene në një dyqan këpucësh në Ilica, që u hap sot në mëngjes, theksoi se numri maksimal i klientëve që mund të futen në dyqan në të njëjtën kohë është gjashtë.

“Ne kemi pajisje mbrojtëse, maska, dezinfektues, kemi përgatitur gjithçka për të mirëpritur klientët tanë”, -tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përveç veshjeve mbrojtëse, maska, doreza, dezinfektues dhe mbajtja e distancës, nga shitësit e dyqaneve është kerkuar që të dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet që klientët shpesh prekin me duart e tyre.

Po ashtu në Kroaci është lejuar hapja e librarive, muzeve, galerive, si dhe stërvitjet për sportistët e kategorisë së parë dhe të dytë të ekipeve sportive apo individuale dhe ekipe sportive që garojnë në nivelin më të lartë të konkurrencës.

Burimi:.nytimes

(A.K.Dosja.al)

 

Shto Koment