Argetim

Nga luksi i shfrenuar i fëmijëve të pasur, tek luksi i sajuar i fëmijëve të varfër në Instagram (FOTO)

Fëmijët ‘e varfër’ të Instagramit, konkurojnë fëmijët e pasanikëve me fotot qesharake..

Në botë ka fëmijë që jetojnë mes luksit të shfrenuar, por ka edhe fëmijë që jo vetëm nuk kanë luks, por nuk e dinë çfarë është ai. Për t’u argëtuar, dhe për të qenë pjesë e një jete mes të mirave, në mënyrë imagjinare, fëmijët kanë projektuar markat më prestigjove me sajesa, siç mund të përmendim markat e kompjuterave, të makinave apo të veshjeve.

Nga veshja e rrobave firmato dhe relaksimi në jahte, apo një makinë e re sportive, fëmijët e pasur të Instagram nxisin me fotot që postojnë duke u mburrur për mënyrën e mirë të jetesës së tyre të mrekullueshme online.

Duke përdorur Instagram-in, përdoruesit e mediave sociale nga e gjithë bota kanë ndarë fotot, sipas hashtagjeve #NotARichKidOfInstagram dhe #BudgetLife, ku përfshijnë foto nga metodat e tyre krijuese për të imituar stilin e jetesës luksoze.

Këta përdorues të medias sociale tregojnë përpjekjet e tyre humoristike për të kopjuar jetën e fëmijëve të pasur në Instagram, pa kartën e kreditit ose bilancin bankar që të përputhen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një përdorues i mediave sociale, nga Teherani, krijoi stilin e jetës së ‘fëmijëve të pasur’ me ndihmën e disa letrave A4 dhe një vizatimi të markës prestigjoze të makinës ndërkohë që ai po udhëtonte me një makinë të dalë mode.

Burimi: DailyMail

(R.L/Dosja.al)

WordPress › Error

There has been a critical error on your website.

Learn more about debugging in WordPress.