Sport

Nga lufta e Kosovës deri në…Ligën e Kampionëve, gazetari italian reportazh për Muriqin: U fshihej ushtarëve serb

Gazetari i njohur italian Gianlucia Di Marzio i ka kushtuar një reportazh të plotë jetës dhe ngjitjes në karrierë të Vedat Muriqit
Featured image of article: Nga lufta e Kosovës deri në…Ligën e Kampionëve, gazetari italian reportazh për Muriqin: U fshihej ushtarëve serb Vedat Muriqi
Përditësuar:

ROMË-Në disa momente Lazio-s duket se i duhej një sulmues tjetër përveç Ciro Immobile-s. Dikush që mund ta zëvendësojë ose edhe të luajë me të.Trajneri Simone Inzaghi është gati të përqafojë afrimin e ri që mban emrin e Vedat Muriqit. Gazetari i njohur italian Gianlucia Di Marzio i ka kushtuar një reportazh të plotë jetës dhe ngjitjes në karrierë të Vedat Muriqit, të cilin e krahasojnë me “bomberin” e Bajern Mynihut Robert Levandovskin.

LUFTA DHE KOSOVA

I lindur në vitin 1994, në Prizren në një periudhë historike që sigurisht nuk është e lehtë. U detyrua të largohej nga Kosova për në Shqipëri që kur ishte fëmije prej luftës në atdhe. Që kur u kthye në shtëpi, Vedati ndoqi ëndrrën për t’u bërë futbollist. Në moshën 6-vjeçare duhej të mësohej se si t’u fshihej ushtarëve serb, të njëjtët që vranë shumë njerëz në lagjen e tij. Pastaj erdhi lejekalimi për në Shqipëri për t’u strehuar së bashku me familjen e tij. Në verën e 2005 Muriqi kthehet në Kosovë për të luajtur me Lirinë. Nga ky moment nisi një kapitull shpresëdhënës në jetën e tij.”

KARAKTERISTIKAT SI SULMUES

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kur shikon teksa luan, më kujton Robert Lewandowskin. Është shumë herët të mendojmë se mund ta shikojme te Bajern Munich, ndoshta në vend të polakut, por nëse vazhdon të rritet në këtë mënyrë…”. Kurrë mos thuaj kurrë. Duke lënë mënjanë CV-të e tyre, ka disa ngjashmëri. Muriqi ngjan si sulmues modern, pak më shumë i gjatë se ç’pritej (1.95 m) dhe më pak i shpejtë, por është i zoti në kontrollin e topit.Është i fuqishëm në goditjet me kokë. Vedati kthehet gjithmonë për të shënuar: luan me mesfushorët, kalon në krah, ndjek topin dhe kthehet në zonën e rreptësisë për të goditur.

Pasi tentoi të merrte Giroud në janar, Lazio gjeti një partner ideal të ri me potencial për Immobilen. Me një koleg në krah si Vedati, Ciro do të jetë i lirë të sulmojë në thellësi të kundërshtarit dhe të ndëshkojë mbrojtjen e tyre. Muriqi mund të vazhdojë të ëndërrojë: nga Lufta e Kosovës deri në…Ligën e Kampioneve.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment