Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Nga kryebashkiak, në të kërkuar, Policia do me ngulm t’i vendosë prangat Agim Kajmakut: Të arrestohet sapo të shihet
14 Nëntor 2019, 16:36Nga DOSJA
Prokuroria dhe policia vijojnë kërkimet për Agim Kajmakun ish-kreun e Bashkisë së Vorës, i cili arriti të shpëtonte prangosjes, pasi u njoftua në kohë nga radhët e sistemit të drejtësisë.
Ndërkohë vijojnë negociatat për dorëzimin vullnetar të tij, çka do të sillte automatikisht ulje me 1/3 e dënimit.
Agim Kajmaku ish-kryetari i bashkisë së Vorës, vazhdon të sfidojë autoritetet ligjzbatuese në vend, duke qëndruar në arrati.
I zgjedhur më 30 qershor nga radhët e mazhorancës për të drejtuar bashkinë e Vorës, Kajmaku i shpëtoi prangosjes, duke u informuar në kohë nga seanca me dyert të mbyllura që kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë atë të “arrestit në burg”, kërkesë e bërë nga Prokuroria e Tiranës.
Të gjitha pikat e kalimit kufitar, portet dhe aeroporti janë njoftuar për ndalimin e menjëhershëm të Agim Kajmakut nëse do të konstatohet në kufi. Si masë ekstreme gjykata ka kërkuar që ti sekuestrohet pasaporta.
Prokurori Kolë Hysenaj e akuzon ish-kryebashkiakun e Vorës për tre akuza; “Shpërdorimi detyre”, “Falsifikim të formularëve” si dhe “ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.
Në të njëjtën kohë, vijon negociatat me familjarët dhe avokatin për të bërë të mundur dorëziminin vullnetar të Kajmakut. Kjo gjë do të ishte një rrethanë lehtësuese për të, duke fituar automatikisht edhe ulje 1/3 së dënimit në procesin gjyqësor.
Nga hetimet rezultoi se Kajmaku nuk e kishte raportuar në formularët e dekriminalizimit se ishte në një proces gjyqësor në Greqi.
Por nga ana tjetër prokuroria pohon se ai është nën hetim edhe për ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës duke qenë se ka shkarkuar dy nënkryetarë te bashkisë pikërisht ditën kur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin si edhe ka shpërdoruar detyrën.
Kajmaku ashtu si edhe Valdrin Pjetri, i dorëhequr nga Bashkia e Shkodrës u akuzuan nga Partia Demokratike se kanë qenë të dënuar në vendet e BE-së dhe këtë gjë e kishin fshehur në formularët e Dekriminalizimit. /abcnews.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar sot një video-mesazh në lidhje me Shengenin Ballkanik, një nismë që është kundërshtuar jo vetëm n...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta pas ftesës së bërë publike ka pritur sot anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese të cilat janë betuar dhe nga nes...
SARANDE– Kryedemokrati Lulzim Basha e quajti një ‘grusht’ të pastër institucional situatën e krijuar me krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim nga Saran...
TIRANE- Noterja Miranda Xhemalçiu, e vënë në qendër të lajmeve për noterizimin e deklarimit të betimit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi,...
TIRANE– U pa si një qëndrim kundër i socialistëve për aktin e anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, por duket se kulisat e këtij akti janë edhe m...
TIRANE- Mimoza Sadushi, kryetarja e Dhomës së Noterëve në Shqipëri, thotë se noterja Miranda Xhemalçe ka bërë detyrën duke marrë përsipër betimin e anëta...
TIRANË- Thellohet kaosi me emërimet në Gjykatën kushtetuese, e kthyer në një mollë sherri, mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe shumicës së majtë qe...
Top Channel ka publikuar një foto të të riut Andrea Kurti, i cili akuzohet se ka kërcënuar me jetë dy ditë më parë kryeministrin Edi Rama. Ende nuk dihet mënyra...
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar sot vendimin e Gjykatës Administrative për të shfuqizuar të tjera gjoba që Bashkia e Tiranës i kishte vendosur Part...
Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla nuk ka dashur të komentojë veprimin e sotëm të betimit të Arta Vorpsit, anëtares së Gjykatës Kushtetues...