LIVE UPDATES
Politike

Nga Kruja, Basha: Rama e kupton që po humb dhe Shqipëria po fiton, ai është problemi kryesor i Shqipërisë

17 Prill 2021, 16:11 Nga DOSJA
Nga Kruja, Basha: Rama e kupton që po humb dhe Shqipëria po fiton, ai

KRUJË– Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon turin 1 ditor nga jugu në veri.

Stacioni i rradhë ishte qyteti i Krujës, ku në fjalën e tij ai u bëri thirrje krutanëve që të votojnë masivisht nr 9.

Ai tha se për të larguar njëherë e përgjithmonë politikën e premtimeve të pambajtura dhe projekteve 3D duhet të votojnë 9.

Fjala e plotë:

Vëllezër dhe motra, krutanë e krutanë, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja faleminderit, mirënjohje për këtë pritje kaq entuziaste që nisi nga Fushë-Kruja. Ndjesë qindra vajzave dhe djemve të cilët ndodhen të bllokuar poshtë në trafik, por ja ku jemi të gjithë bashkë gati për ta zhbllokuar njëherë e mirë rrugën e rinisë krutane, rrugën e rinisë shqiptare me 25 prill të gjithë bashkë. Sepse vëllezër he motra për 8 vjet me radhë rrugën e të rinjve krutanë, rruga e të rinjve shqiptarë është bllokuar nga një njeriu dhe shpura e tij, 8 vjet dështime, 8 vjet premtime të pambajtura, 8 vjet laku në fyt për shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe pasuri marramendëse për një grusht njerëzish që kanë marrë peng Krujën, kanë marrë peng Shqipërinë dhe rrugën tonë drejt Europës. Kanë marrë peng për një kohë të gjatë edhe gjënë më të shtrenjtë, shpresën, shpresën dhe besimin që prindi ka tek vetja, tek bashkëshorti, tek bashkëshortja, shpresën dhe besim për fëmijët tanë. I kanë marrë peng për një kohë tepër të gjatë, por sot nga kryeqendra arbërore e Gjergj Kastriot Skënderbeut buçon thirrja për ta çliruar Krujën, për ta çliruar Shqipërinë nga 8 vjet dështime. 8 vjet vuajtje, takoj gjatë këtyre ditëve dhe javëve nënat shqiptare të cilat kanë sytë e përlotura, zemrat e gjakosura nga të rinjtë e të rejat , bijat e bijtë e tyre që largohen. Takoj sot e gjatë këtyre jave pensionistët të shtyrë drejt kufijve të ekzistencës dhe dinjitetit nga një njëri që 8 vite me radhë i harroj, i nëpërkëmbi dhe i ktheu në krijesa të vobektësisë dhe të vajësisë. Takoj fermerët të vetmit në Ballkan, të vetmit shqiptarë në kombin tonë të cilët marrin subvencione për prodhimet e tyre dhe asnjë lloj përkrahje. Takoj rinin e mrekullueshme të Krujës, rinin e mrekullueshme shqiptare, të lënë mes dy rrugëve mjerimit apo emigracionit por ju them sot nga Kruja, nga kjo kryeqendër e historisë tonë, i them çdo shqiptari se në 25 prill zgjidhja është në dorën tuaj. Për nënat tona, për nënat e rinisë krutane në emigracion, për nënat shqiptare, me 25 prill për ndryshimin, votoni numrin 9. Për rininë tonë të mrekullueshme që t’i japim mundësinë të rritet dhe të arsimohet e të punësohet në vendin tonë të mrekullueshëm. Këtu, në Krujën e zejtarisë, të turizmit, të historisë, për këta që të gëzojnë këtë vend njësoj si të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e Europës, votoni numrin 9. Për prindërit tanë, rini. Rini që më bën krenare, rini e Krujës, rini e Shqipërisë, për prindërit tanë. Për sakrificën 30 vjeçare të themeluesve të demokracisë, të qëndrestarëve për dashurinë që na kanë falur, rini votoni numrin 9. Që këtej nga kryeqendër, nga kryeprincipata e shtetit të parë Arbror të Shqiptarëve, e cila u njoh nga çdo kancelari të mesjetës Europiane, le ti themi sot që për ta çuar Shqipërinë moderne, të zhvilluar, me paga të larta në Europë, Votoni numrin 9. Për Shqipërinë Europiane votoni numrin 9! E pra ja ku jemi të gjithë bashkë, e ndiej etjen për ndryshim, e prek entuziazmin tuaj në çdo takim. E ndien, e prek, e di që shqiptarët janë të bashkuar për ta larguar edhe një orë më parë edhe Edi Rama. Ai e di se shqiptarët e kanë ndarë mendjen, se pa e larguar atë, nuk hapen dyert e Europës, nuk hapen dyert e mirëqenies, nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën! Shqipëria ka nevojë për ndryshim! Shqipëria thërret për ndryshim! Ndaj, ai që për 8 vite me radhë s’ka bërë asgjë për premtimet, s’ka mbajtur asnjë fjalën të vetme, vjen vërdallë në dyert e shqiptarëve, kërkon t’ia hapin për herë të tretë. Mos ja hapni derën dështimit për herë të tretë, për hir të familjeve tuaja, për hir të fëmijëve tuaj, nënave shqiptare, pavarësisht prej bindjeve politike. Nëna dhe baballarë, mos ja hapni dyert dështimit, ka guximin të shkojë pas 8 vitesh premtimesh të pambajtura, 8 vitesh dështimesh qytet më qytet, prapë me projekte 3D, për t’i ngopur shqiptarët me lugën bosh të mashtrimeve dhe premtimeve të pambajtura. Ka guximin ta thotë në dyert e shqiptarëve pas 8 vitesh pushtet, 8 vitesh qeverisje, ku nuk bëri asgjë për ta. Por shqiptarët do ta marrin vendimin më 25 prill. Votoni numrin 9! Votoni numrin 9! Nuk mundet kurrë të pranojmë, tani që të gjithë e dimë që ai vet e ka pranuar humbjen. Nuk mund të pranojmë kurrë që një njeri që për 8 vite i mashtroi shqiptarët të kërkoj e të trokas e të bëhet pjesë e qeverisjes tonë. Kurrë nuk do të ndodh! Ne do ta largojmë me votë dhe do ta hapim rrugën europiane për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kështu do ta marrim dhe një herë në dorë fatin tonë, fati i nënave krutane nuk do të jetë më në dorë të një njeriu të pashpirt për dhimbjet e vuajtjet dhe lotët e tyre. Fati i burrave krenar të Krujës, fati i burrave krenar të Shqipërisë nuk do të jetë në dorë të katër apo pesë njerëzve që e kanë shtrydhur deri në palcë me Edi Ramën në krye. Fati juaj më 25 prill është në duart tuaja. Më 25 prill është dita të vendosni me votën tuaj ndryshimin që pret çdo shqiptarë. Për të ardhmen tuaj, votoni numrin 9! Për të ardhmen e Krujës dhe familjeve krutane, votoni numrin 9! Për t’u bashkuar të gjithë si një familje e madhe rreth të vetmes rrugë, për mirëqenie, për paga, bashkë për ndryshim, votoni numrin9! Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj, votoni numrin 9 për prindërit tuaj, votoni numrin 9 për Krujën dhe ju kryeqytetasit e parë të arbrit votoni numrin 9. Kruja fiton! Shqipëria fiton!

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?