Virale

Nga kongresmeni amerikan tek Ardi Daullxhiu, si e ngriti Meta “piacën” për valle popullore (Fotot)

Presidenti Ilir Meta kërcente sot vallen e tropojës me kongresmenin amerikan Eliot Engel. Vetëm tre vite më parë, Meta shoqëronte Ardi Daullxhiun duke kërcyer nën ritmet e këngës “Gëzuar Baftjar”.
Featured image of article: Nga kongresmeni amerikan tek Ardi Daullxhiu, si e ngriti Meta “piacën” për valle popullore (Fotot) Ilir Meta me Ardi Daullxhiun dhe Eliot Engel

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ndodhej në Tropojë, si i ftuar nderi në ceremoninë e vendosjes së emrit të rrugës sipas kongresmenit amerikan Eliot Engel. (Lexo këtu)

Gjatë ceremonisë në media qarkulluan foto teksa Meta kërcente vallen e tropojës me kongresmenin.

Déjà vu?

Kjo pamje na kthen pas në kohën kur LSI-ja ishte ‘forcë e parë dhe e paparë’, para zgjedhjeve parlamentare të 2017.

Teksa Ardi Daullxhiu merrte vallen, Meta e shoqëronte duke kërcyer nën ritmet e këngës “Gëzuar Baftjar” kur në fakt dukej sikur po shijonte momentet e fundit të “lirisë” para se t’i nënshtrohej petkut të Presidentit të Republikës.

Me ndryshimin e postit, Meta ndryshoi edhe partnerin e kërcimit. Nuk dihet nëse gjatë pushimit Meta e ka pyetur Engel nëse kishte informacion për vizën e mikut të tij, të cilit i besoi edhe partinë, Petrit Vasilit.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Nga kongresmeni amerikan tek Ardi Daullxhiu, si e ngriti Meta “piacën” për valle popullore (Fotot)

  1. Hap syte president se Adin e ka lene gruaja,dhe ti je ne ato ujra nuk do beni keq ti fusni nje ciftosje shkoni dhe nga mendjet

Shto Koment