Aktualitet

ME VIDEO/ Nga këmbët e nga krahët dhe pa mjete mbrojtëse, shikoni se si mjekët në Fier fusin në mënyrë të rrezikshme të aksidentuarin në autoambulancë

Personi në fjalë kishte pësuar një aksident dhe ishte përplasur me një bordurë me motor, por duke qenë se ndodhemi të rrethuar nga njerëz të infektuar me Covid-19, sjellja e personelit mjekësor është mjaft e rrezikshme.
Featured image of article: ME VIDEO/ Nga këmbët e nga krahët dhe pa mjete mbrojtëse, shikoni se si mjekët në Fier fusin në mënyrë të rrezikshme të aksidentuarin në autoambulancë Foto nga Fieri
Përditësuar:

FIER– Mjekët e një autoambulance në Fier janë filmuar teksa kapin nga këmbët dhe nga krahët një pacient të aksidentuar për ta futur brenda në mjet. Në videon e mëposhtme shihet se si të pa maskuar dhe pa vënë as dorezat, mjekët e ngrenë të aksidentuarin, si të mundëm dhe u fusin në auambulancë, pa marrë parasysh faktin që rrezikohen dhe rrezikojnë të tjerët.

Personi në fjalë kishte pësuar një aksident dhe ishte përplasur me një bordurë me motor, por duke qenë se ndodhemi të rrethuar nga njerëz të infektuar me Covid-19, sjellja e personelit mjekësor është mjaft e rrezikshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, 174 është numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment