Kulture

Nga “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, tek ‘Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë’, kyeveprat e trashëgimisë shpirtërore që do të kandidojnë në UNESCO

Ministrja Margariti ka njoftuar se "Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës", ‘Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive’, ‘Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj’, ‘Kcimi i Logut’ dhe ‘Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë’ do të kandidojnë si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Featured image of article: Nga “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, tek ‘Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë’, kyeveprat e trashëgimisë shpirtërore që do të kandidojnë në UNESCO Foto e kercimeve shqiptare.

TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale ka miratuar katër “dukuri” të denja që do të kandidojnë si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Më tej ajo sqaron se katër “dukuritë” janë: ‘Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës’, ‘Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive’, ‘Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj’, ‘Kcimi i Logut’ dhe ‘Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë’.

Postimi i Plotë i Margaritit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale miratoi katër “dukuri” të denja për t’u kandiduar si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s. Dhe bëhet fjalë për: -“Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës” -“Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive” -“Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj-“Kcimi i Logut” etj.” -“Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë” Tashmë po punohet për plotësimin e dosjeve, në mënyrë që të mund të kapim afatet e kandidimit. 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment