Sport

Nga Gjermania trajneri i Wolfsburg “kërcënon” Kukësin:E respektojmë si skuadër,duam të shpërthejmë në ndeshjen e së enjtes

Glasner vlerësoi skuadrën e Skënder Gegës por theksoi se Wolsburgu i tij do të kualifikohet në fazën tjetër
Featured image of article: Nga Gjermania trajneri i Wolfsburg “kërcënon” Kukësin:E respektojmë si skuadër,duam të shpërthejmë në ndeshjen e së enjtes Oliver Glasner
Përditësuar:

GJERMANI– Nga Gjermania trajneri i Wolfsburgut Oliver Glasner ka folur në konferencën për shtyp përpara udhëtimit për në Shqipëri ku këtë të enjte skuadra e tij do të sfidojë në “Air Albania”, Kukësin në raundin e dytë kualifikues të Europa League. Glasner vlerësoi skuadrën e Skënder Gegës por theksoi se Wolsburgu i tij do të kualifikohet në fazën tjetër. Gjithsesi austriaku e ka të qartë që nuk e njeh mjaftueshëm Kukësin dhe sfida mund të rezultojë më e vështirë nga sa parashikohet.

“Ne e pamë ndeshjen e parë të Kukësit ndaj Slavias. Duke parë se fillimi i sezonit në Shqipëri është shtyrë kemi pasur kohë të mjaftueshme që ta studiojmë kundërshtarin Shikoj si të rëndësishme që performanca jonë të jetë e përshtatshme ndaj Kukësit. Nëse po, atëherë e kalojmë raundin. Na duhen mundësi më të mira për të shpërthyer nesër në krahasim me ndeshjen e Kupës që zhvilluam. Gjithçka duket mirë, por duhet të kemi më shumë ritëm.”

Ky i fundit vendosi theksin te objektivi që ka skuadra për të mbërritur në fazën e grupeve në Europa League. Ndërkohë për ta realizuar qëllimin duhet të mundet fillimisht Kukësi. Në konferencën për shtyp përpara këtij takimi, Glasner u shpreh:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Duam të luajmë në Europë dhe të kapim fazën e grupeve. Prandaj duhet të shkojmë ndaj Kukësit me qendrimin e duhur”, tha Glasner.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment