Showbiz

Nga fustanet vezullues tek veshjet e çuditshme, prezantimi i yjeve në “Edicionin e 76-ë të Festivalit të Filmit në Venecia (FOTO)

Nga Iman e veshur në pupla dhe një pelerinë florale e deri te Elsa Hosk e gjitha në të zeza, shikoni të gjitha pamjet marramendëse dhe veshjet mbreslënëse nga 76 vjetori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Është ajo kohë e vitit kur përsëri të famshmit mblidhen dhe parakalojnë në tapetin e kuq, me rastin e vjetorit të Festivalit të Filmit në Venecia.

Këtë vit, edicioni i 76-të i ngjarjes, duket se do të jetë një nga edicionet më të mira deri më tani me një seri filmash shumë të pritshëm që kryesojnë në listë me yjet më në emër të kinematografisë. Dhe, të mos harrojmë se filmat e shfaqur në festival janë shpesh ato që bëhen pretendent për Oskar.

Me filma si e Vërteta (ose La Vérité, siç titullohet gjithashtu), ku interpretojnë aktoret legjendare Catherine Deneuve dhe Juliette Binoche duke hapur festivalin dhe “The King” që e interpreton Timothée Chalamet së bashku me Robert Pattinson, pritjet nuk janë të larta vetëm për atë që pritet të shfaqet, por edhe për qilim e kuq, që bëhet verbues në këtë ditë të shënuar.

Dhe këtë vit festivali, i cili është festivali më i vjetër i filmit në botë dhe sigurisht një nga më magjepsësit, po mbahet nga 28 gushti deri më 7 shtator.

Këtë vit festivali duket se do të ofrojë edhe një herë momente të paharrueshme të parakalimeve në tapetin e kuq. Se çfarë veshën të gjithë yjet nga Iman tek Elsa Hosk dhe balerina shqiptare Klaudia Pepa, i keni të ilustruara në galerinë e fotove për eventin mbreslenës.

Burimi: Vogue

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment