Bota

“Unë nuk do t’i mbijetoj këtij sulmi”/ Navalny nuk është i vetmi, zbulohen serialet e vrasjeve të opozitarëve rusë ndër vite, mbi 120 komplote e helme në sushi, dy shpëtuan mrekullisht dhe ndërruan identitetet

FOTO
Navalny nuk është opozitari i parë që helmohet, pasi siç shkruajnë edhe mediat e huaja ai është politikani i fundit, i cilësuar si tradhtarë i Rusisë. Por kjo histori që ka shokuar botën është akuza e fundit në kronologjinë e helmimeve të opozitarëve rus, duke filluar nga shigjetat dhe çadrat-pistoletë deri te poloniumi radioaktiv në ushqimin  e një restoranti ku gatuanin sushi në Londër.
Featured image of article: “Unë nuk do t’i mbijetoj këtij sulmi”/ Navalny nuk është i vetmi, zbulohen serialet e vrasjeve të opozitarëve rusë ndër vite, mbi 120 komplote e helme në sushi, dy shpëtuan mrekullisht dhe ndërruan identitetet Disa prej opozitareve rusë.

RUSI– Dy ditë më parë kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny, rivali i Presidentit rus u përkeqësua gjatë një fluturimi, ku për këtë shkak avioni bëri ulje urgjente në mënyrë që t’i jepej ndihma e shpejtë, por ai nuk arriti të zgjohej më, e tashmë është në koma.  Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, pretendon se është helmuar me filxhanin e çajit që po pinte gjatë fluturimit,  pasi sipas saj nuk ka ngrënë ose pirë asgjë tjetër përveç çajit në avion.

Tashmë kreu i opozitës ruse është transferuar në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por transferimi nga spitali në Siberi drejt Gjermanisë është bërë pas disa lutjesh të bashkëshortes së Navalny, pasi qeveritarët rus nuk lejonin që ai të kurohej në Gjermani.

Navalny nuk është opozitari i parë që helmohet, pasi siç shkruajnë edhe mediat e huaja ai është politikani i fundit, i cilësuar si tradhtarë i Rusisë. Por kjo histori që ka shokuar botën është akuza e fundit në kronologjinë e helmimeve të opozitarëve rus, duke filluar nga shigjetat dhe çadrat-pistoletë deri te poloniumi radioaktiv në ushqimin  e një restoranti ku gatuanin sushi në Londër.

Nga kërkimet në internet renditen mbi 120  komplote të vrasjeve ruse, shumë të suksesshëm dhe shumë prej tyre të kryera kundër spiunëve, agjentëve të zbulimit të kundër-inteligjencës, disidentëve politikë madje edhe ndaj aleatëve.

Zyrtarisht, mbetet e paqartë nëse Navalny, një kritik i hapur i Putinit që u sëmur ndërsa udhëtonte me aeroplan në Moskë nga qyteti siberian i Tomskit, është vërtetë i helmuar. Agjensia shtetërore e lajmeve në Rusi, Tass, tha se Navalny është duke u trajtuar për helmim dhe se ai ka rënë në gjendje kome.

Alexei Navalny

Megjithatë ky  nuk  është sulmi i parë ndaj Navalny, pasi kjo është hera e tretë e tij që përfundon në spital.

“Ne besojmë se Putin përfundimisht është një person që e jep një urdhër të tillë për  ta hequr Navalny nga udhëheqja e Rusisë.”– ka deklaruar Pyotr Verzilov, anëtar i një grupi protestues që përfundoi në kujdes intensiv pas dyshimit se për helmim nga Putin dy vite më parë.

E veja e Alexander Litvinenko, agjenti rus që u vra në Londër nga helmimi radioaktiv në 2006, shprehu shqetësimin se armiqtë e Navalny brenda Rusisë mund të jenë përgjegjës për këtë helmim , sipas saj është një “taktikë e re” e tyre.

“Ndoshta ata vendosën … të mos e ndalojnë Navalny  duke e arrestuar, por ta ndalojnë atë me helm. Duket si një taktikë e re kundër Navalny.”- tha Marina Litvinenko për Associated Press nga Siçilia, Itali.

Disa nga atentatet më të dukshme dhe përpjekja për vrasje nga agjentët e dyshuar rusë ndër vite:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Georgi Markov, Londër, 1978.

Markov, një shkrimtar bullgar disident që jeton në Angli, vdiq pasi një agjent i dyshuar bullgar që punonte për KGB qëlloi  me një çadër-pistoletë. Vite më vonë, mbrojtësi i KGB-së Oleg Kalugin konfirmoi që KGB-ja organizoi vrasjen, Deri më tani, askush nuk është akuzuar për vrasjen e Markovit.

Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia, Angli, 2018.

Sergei Skripal dhe vajza
e tij Julia

Qeveria britanike arriti në përfundimin se agjentët ushtarakë rusë ishin pas sulmit helmues kundër Skripal, një ish-spiun i Moskës. Të dy u shëruan. Sunday Times raporton se ata tani po jetojnë në Zelandën e Re nën identitete të reja për t’u mbrojtur.

Alexander Litvinenko, Londër, 2006.

Alexander Litvinenko

Një mbrojtës rus dhe ish-oficer i inteligjencës i specializuar për  krimin e organizuar në Moskë, Litvinenko u sëmur për vdekje pas takimit me disa kontakte të inteligjencës ruse. Vakti i tij i fundit ishte një drekë në një restorant ku gatuanin sushi në Piccadilly, ku besohet se një agjent i hodhi helm në ushqim ose pijen e tij, pra materiali radioaktiv që vrau Litvinenko.  Ndërkohë ende sot vrasësi nuk është arrestuar.

Leon Trotsky, Mexico City, 1940.

Leon Trotsky

Rivali politik i Joseph Stalin u vra pasi u godit me një  copë të fortë akulli në kokë.   Fjalët e fundit të Trotsky ishin:  Unë nuk do t’i mbijetoj këtij sulmi. Stalin më në fund ka realizuar detyrën që ai u përpoq prej shumë kohësh, por pa sukses, tani e realizoi dëshirën e tij.

Burimi: USAtoday 

A.C/Dosja.al

Shto Koment