Kulture

Nga Ema Andrea te Artan Fuga, shpallen fituesit e çmimeve “Kult” 2020

Juria e përbërë nga 184 anëtarë ka përzgjedhur “Thërrime dashurie” të Marsela Çibukajt si “Kënga e vitit”, Ema Andrean si “Aktorja e Vitit”, Artan Fugën me librin studimor të vitit etj.
Featured image of article: Nga Ema Andrea te Artan Fuga, shpallen fituesit e çmimeve “Kult” 2020 Çmimet Kult 2020

TIRANË–  “Akademia Kult” ka finalizuar eventin me shpalljen e fituesve. Për shkak të kushteve të pandemisë, nuk u mbajt një ceremoni madhështore ashtu siç bëhet çdo vit, por fituesit janë shpallur online.

Juria e përbërë nga 184 anëtarë ka përzgjedhur “Thërrime dashurie” të Marsela Çibukajt si “Kënga e vitit”, Ema Andrean si “Aktorja e Vitit”, Indrit Çobanin si “Aktori i Vitit” etj.

Më poshtë lista e plotë e fituesve:

KENGA E VITIT

MARSELA ÇIBUKAJ – “THËRRIME DASHURIE”

INTERPRETUESI LIRIK I VITIT                                                  

IVANA HOXHA – AZUCENA tek opera “TROVATORE”

BALERINI/A I/E VITIT                                                              

LORI BALA dhe ROVENA SHQEVI – BALETI “ANNUNCIATION” NGA ANGJELIN PRELJOCAJ

INSTRUMENTISTI I VITIT                                                        

KLAJDI SAHATÇI – VIOLINË, MENDELSON & BRAMS, KONCERT ME ORKESTRËN SIMFONIKE TË RTSH

AKTORJA E VITIT                                                                        

EMA ANDREA – LJUBOV ANDREJEVNA tek “KOPSHTI I QERSHIVE”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

AKTORI I VITIT                                                                       

INDRIT ÇOBANI – BELIZE’ tek “ENGJËJT E AMERIKËS”

REGJIA E VITIT                                                                       

ARBEN KUMBARO – “ENGJËJT E AMERIKËS”

LIBRI ARTISTIK I VITIT                                                             

TOM KUKA – me romanin “ORA E LIGË”

LIBRI STUDIMOR I VITIT                                                       

ARTAN FUGA – “SHOQËRIA PIRAMIDALE”

PËRKTHIMI I VITIT                                                                   

MIRA MEKSI – “100 VJET VETMI” të MIGUEL GARCIA MARKEZ

ARTISTI PAMOR I VITIT                                                    

GAZMEND LEKA – PIKTURË, EKSPOZITA “DHOMA E HAPAVE TË HUMBUR”

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment