Showbiz

Nga Ed Sheeran deri tek One Direction, zbulohet lista marramendëse e fitimeve të artistëve të këtij viti

Është shpallur lista e artistëve më të famshëm në të gjithë botën të cilët kanë gjeneruar më shumë fitime për këtë vit.
Featured image of article: Nga Ed Sheeran deri tek One Direction, zbulohet lista marramendëse e fitimeve të artistëve të këtij viti Ed Sheeran, Harry Style, Zain Malik, One Direction

SHBA- Si çdo vit tjetër edhe për këtë vit është shpallur lista me 30 artistë që kanë gjeneruar më shumë të ardhura. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, Ed Sheeran ka kryesuar për të dytin vit rradhazi si këngëtari i pare me më shumë të ardhura, me një pasuri marramendëse prej 210 milionë paund në bankë.

Pas tij, renditen emrat e njohur si Harry Style dhe Emma Watson me 12 milionë paund, ndërsa shqiptarja e njohur Dua Lipa renditet në vendin e 12 me 22 milionë paund.

Ed Sheeran edhe pse u tërhoq nga turneu muzikor për shkak se u bë baba, vetëm falë 9 milionë biletave që ai ka shitur vetëm në turneun e tij, ai ka rritur pasurinë e tij me 40 milionë paund.

Pasuria e Harry Style është shtuar vetëm falë një turneu dhe një marrëveshjeje fitimprurëse promovuese të firmës më të njohur në të gjithë botën “Gucci”.

Gjithashtu edhe grupi i këngëtarit, “One Direction”, me Niall i cili rendit në vendin e katërt, Louis Tomlinson në vendin e gjashtë, Liam Payne në vendin e shtatë, dhe Zayn në vendin e nëntë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në renditjen e 20 të të parëve renditen edhe Ridley dhe John Boyega ndërsa hyrjet e tjera të reja përfshijnë Saoirse Ronan dhe yllin e “Killing Eve” Jodie Comer.

21 vjeçarët Molly Mae dhe Tommy Fury janë të rinj në listë me një pasuri prej 4 milionë paund.

Por, ajo që kryeson listën e para të moshës nën 30 vjeç me një shumë marramendëse është Kylie Jenner jashtë Mbretërisë së Bashkuar. 423 milionë paund ajo i ka bërë duke shitur 51% të Kylie Cosmetics tek Coty dhe duke marrë 780 mijë paund për postimet në llogarinë e saj të Instagramit.

Lista e plotë

  1. Ed Sheeran, 29, (£210m)
  2. Harry Styles, 26, (£74m)
  3. Emma Watson, 30, (£58m)
  4. Niall Horan, 27, (£55m)
  5. Little Mix (£54.3m)
  6. Louis Tomlinson (£47m)
  7. Liam Payne, 27, (£46m)
  8. Cara Delevingne,28, (£42m)
  9. Zayn Malik, 27, (£38m)
  10. Sam Smith, 28, (£35.5m)
  11. Aaron Taylor-Johnson, 30, (£24m)
  12. Dua Lipa, 25, (£22m)
  13. Daisy Ridley, 28, (£20.3m)
  14. Stormzy, 27, (£20m) and Rita Ora, 29, (£20m)
  1. John Boyega, 28, (£17m)
  2. George Ezra,27, (£13m)
  3. KSI aka Olajide Olatunji, 28, (£12m) NEW ENTRY
  4. Sophie Turner, 24, (£10.5m)
  5. Nicholas Hoult, 30, (8.5m)
  6. Dev Patel, 30, (£7.8m)
  7. Sam Faiers, 29, (£7.3m)
  8. Joey Essex, 30, (£6.75m)
  1. Tom Holland, 24, (£6.4m)
  2. Tommy Mallett, 28, (£6m)
  3. Saoirse Ronan, 26, (£5.7m) NEW ENTRY
  4. Maisie Williams,23, (£5.4m)
  5. Jodie Comer, 27, (£4.9m) NEW ENTRY
  6. Olivia and Alex Bowen, 26 and 29, (£4.5m)
  7. Molly-Mae Hague and Tommy Fury, both 21, (£4m) NEW ENTRY

(s.s)/dosja.al

Shto Koment