Aktualitet

Nga dosja “Tahiri” tek “Babalja”, çështjet e nxehta që hetoi prokurori Osmani

Prokurori i Krimeve të Rënda Gentian Osmani ka hetuar çështje të ndjeshme dhe me interes të lartë publik si çështja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe dosjen “Babale”.
Featured image of article: Nga dosja “Tahiri” tek “Babalja”, çështjet e nxehta që hetoi prokurori Osmani Gentian Osmani

TIRANË- Prokurori i Krimeve të Rënda Gentian Osmani është shkarkuar ditën e sotme nga KPA, thuajse një vit më vonë pasi u konfirmua nga KPK. (Lexo këtu)

Osmani ka hetuar çështje të ndjeshme dhe me interes të lartë publik si çështja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe dosjen “Babale”.

Në vitin 2017, për dy akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, atë të korrupsionit dhe trafikimit të lëndëve narkotike Osmani ka qënë një prej tre emrave kryesorë bashkë me Besim Hardarmatajn dhe Elisabeta Ymerajn që kërkuan arrestimin e tij.

Gjithashtu Gentian Osmani ka hetuar edhe dosjen e njohur të “dëshmitarit X”, apo “Babales”, Albert Veliut, personi që akuzoi vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj për përfshirje në trafik droge. Për këtë dosje, Osmani është akuzuar nga ish-deputeti Ervin Salianji se i ka shërbyer qeverisë duke dorëzuar në KPA edhe përgjime.

Gentian Osmani njihet u konfirmua nga KPK në gusht të vitit të shkuar, por rikthimi i tij në detyrë u kundërshtua fillimisht nga Komisioneri Publik dhe më pas nga Operacioni Ndërkombëtar i Apelimit pasi sipas tyre nuk prokurori nuk justifikonte pasurinë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment