Aktualitet

Nga dhuna në familje tek armëmbajtja pa leje, policia e Tiranës arreston në flagrancë 6 persona

 Të gjashtë personat u arrestuan në flagrancë nga forcat e posaçme dhe materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për procedurat e mëtejshme ligjore.
Featured image of article: Nga dhuna në familje tek armëmbajtja pa leje, policia e Tiranës arreston në flagrancë 6 persona Foto Ilustruese

TIRANË– Gjatë ditës së sotme janë vënë në pranga 6 shtetas në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.

Të gjashtë personat u arrestuan në flagrancë nga forcat e posaçme dhe materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për procedurat e mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

K. A., 27 vjeç, pasi është konstatuar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjet iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ;

M. J., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

I. L., 21 vjeç dhe H. S., 20 vjeç,pasi Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë të ftohta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. S., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment