Aktualitet

Nga dhuna ndaj bashkëshortes te aksidenti në gjendje të dehur, vihen në pranga 6 persona në Tiranë (DETAJE)

Policia bën me dije se është arrestuar një 30-vjeçari pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Featured image of article: Nga dhuna ndaj bashkëshortes te aksidenti në gjendje të dehur, vihen në pranga 6 persona në Tiranë (DETAJE) Policia Tiranë

TIRANË– Disa persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë 24-orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se është arrestuar një 30-vjeçari pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, është arrestuar një 35-vjrçar, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe ka dëmtuar dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Th., 30 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ndalimi i shtetasit D. D., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Gj. M., 35 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar mjetin me drejtues N. L. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjerë në mjetin e shtetasit N. L, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ;

  1. R., 35 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
  • Shtetasja Gj. Ç., 35 vjeçe, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar një sasi medikamentesh, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
  • Më datë 24.04.2021, në orët e para të mengjesit të sotëm, në “Ali dem”, një mjet me drejtues ende të paidentfikuar ka humbur, kontrollin. Si pasojë janë dëmtuar, shtetasit A. B., 30 vjeç, M. Z., 23 vjeç dhe S. D., 24 vjeç, të cilët ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.
  • Më datë 24.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e 2 shtetasve të mitur të moshës 13-vjeçare, pasi kanë vjedhur 5.000 lekë në dyqanin e shtetasit I. P. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(kle.mu./Dosja.al)

Shto Koment