Aktualitet

Nga dezinfektimi i ambienteve, ruajta e higjenës dhe shmangia e grumbullimeve, Manastirliu: 10 rregullat për një sezon turistik të sigurt

VIDEO
Manastirliu iu bën thirrje turistëve që të respektojnë rregullat për COVID-19.
Featured image of article: Nga dezinfektimi i ambienteve, ruajta e higjenës dhe shmangia e grumbullimeve, Manastirliu: 10 rregullat për një sezon turistik të sigurt Ogerta Manastirliu

TIRANË-  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë apel qytetarëve dhe turistëve të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të COVID-19. Ajo iu bën thirrje qytetarëve që të ruajnë higjenën dhe të respektojnë distancimin social.

Rregullat:

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment