KurioziteteShowbiz

Nga Britania në Japoni, këto janë historitë e rralla të vajzave, që nga një jetë e thjeshtë sot jetojnë brenda pallateve mbretërore (FOTOT)

Gjatë kohës që rriten duke shikuar filma Disney dhe duke dëgjuar përralla magjike, çdo vajzë ëndërron të martohet me një Princ.
Featured image of article: Nga Britania në Japoni, këto janë historitë e rralla të vajzave, që nga një jetë e thjeshtë sot jetojnë brenda pallateve mbretërore (FOTOT) Disa nga vajzat qe u bënë Princesha

TIRANË- Në të kaluarën, mbretërit ishin të ndaluar të martoheshin me “njerëzit e thjeshtë”. Për shembull, Mbreti Edward VIII kishte abdikuar të drejtën e tij në fron për t’u martuar me dashurinë e jetës së tij. Por kohët kanë ndryshuar dhe tani çdo vajzë ka shansin të bëhet Princeshë.

Ne do të ndajmë në këtë artikull me ju sot historitë e 11 vajzave bukuroshe që u bënë Princesha.

Jestun Pema,Mbretëresha e Bhutan-it.

Jestun Pema ishte vetëm 7 vjeç kur u njoh me, Princin e Bhutanit , Jigme Khesar Namgyel Ëangchuck. Jestun ishte 10 vjet më e vogël se Jigme por ajo e pëlqente Princin aq shumë sa i kërkoi të martoheshin bashkë. Vetëm 14 vjet më vonë Mbreti Khesar u martua me Jestun Pema.

Tatiana Blatnik, Princeshë e Greqisë dhe Danimarkës.

Tatiana Blatnik  ka lindur në  Caracas të  Venezuelës. Tatiana para martesës jetoi në Londër dhe në vitin 2003 u takua me Nikolas, Princ i Greqisë dhe Danimarkës të cilët u martuan 7vjet  më vonë. Në vitin 2013 Princi dhe familja e tij u kthyen në Greqi.

Grace Kelly, Princesha e Monakos.

Historia e dashurisë së aktores amerikane, Grace Kelly-it dhe Princit Rainer të Monakos është ndër historitë më të famshme mbretërore. Grace dhe Rainer u takuan më 6 maj të 1995-ës në Kanë  rastësishtë, por Rainer dhe Grace u takuan sërishtë në Shtetet e Bashkuara ku i propozoi asaj pas 3 ditësh dhe u martuan në prill të 1956-ës.

Farah Pahlavi, Perëndesha e Iranit.

Farah Pahlavi vjen nga një familje e lartë. U diplomua në Paris dhe atje u takua me Shah Mohammed në Ambasadën Iraniane. Çifti u martua më 20 dhjetor 1959-ës.

Michiko Shoda, Mbretëresha e Japonisë.

Michiko Shoda vjen nga një familje e pasur, ajo u takua me Princin në vitin 1957-ë në një fushë tenisi. Edhe pse nëna e Mbretit Kojun ishte kundë, çifti u martua në vitin 1959-ën.

Silvia Sommerlath, Mbretëresha e Suedisë.

Silvia Sommerlath vjen nga një familje gjermano-braziliane në Heidelberg, Gjermani. Ajo u takua me Çarl Gustaf-in gjatë Olimpiadës Verore në vitin 1972. Silvia dhe Çarli u martuan 3 vjet pasi Çarli u bë Mbret në 1976-ën.

Mabel Wisse Smit, Princesha e Hollandës

Mabel Wisse Smit me origjinë Holandeze, vjen nga një familje e zakonshme. Mabel u diplomua në Amsterdam dhe zhvilloi praktika të shumta në OKB, Ministrinë e Punëve të jashtme e të tjera. Nëpërmjet shoqeve, Mabel u njoh me Princin Johan Friso dhe në vitin 2003 çifti dha lajmin e fejesës. Në vitin 2004 Princi Johan Friso dhe Mabel u martuan por ai humbi të drejtën e tij për t’u bërë Mbret.

Masako Oëada, Princesha e Japonisë.

Familja e Masako udhëtonte shumë.  Masako për herë të parë e takoi Princin e Japonisë, Naruhito, në një mbledhje çaji të ftuar nga Dukesha e Lugo-së në vitin 1986-ë. Pavarsisht polemikave familjare, Naruhito dhe Masako u martuan pas propozimit të tretë në, vitin1993.

Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it.

Ndër martesat e fundit mbretërore daton edhe martesa e Meghan dhe Princ Harry-it. Çifti u takua nga miku i tyre i përbashkët në një datë e cila nuk dihet.  Meghan Markle u martua me Princ Harry-in më 19 maj 2018.

Wallis Warfield, Dukesha e Windsor.

Wallis Warfield, e divorcuar nga një martesë e parë, në vitin 1931 ajo takoi Princin Edwart.  Në janar të vitit 1936, kur Edward u bë Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, lajmi për martesën me Wallis e detyroi për braktisjen të fronit. Në dhjetor të vitit 1936, pas braktisjes së tij Mbreti Edward u bë Duka i Windsor. Ai u martua me Wallis gjashtë muaj pas kësaj.

Sofia Hellqvist, Princesha e Suedisë. Dukeshë e Vwrmland.

Sofia dhe Princi i Suedisë, u takuan në një darkë me miq të përbashkët. Sofia dhe Princi Çarl Philip-s u martuan më 13 qershor 2015-ës.

Burimi: Brightside 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment