Showbiz

Nga avioni privat, jaht e deri tek shtëpia në Ibiza/ Naomi Campbell paditet nga ish-partneri i saj rus për pronat që kapin vlerën 3 milionë dollarë

Akoma nuk dihet se në cilën gjykatë u paraqitën dokumentet ose sa borxhe do të duhet t'i kthejë Naomi ish-partnerit të saj, por pasuritë e tij përfshijnë një jaht, një avion privat, një shtëpi në Moskë, një banesë në Knights bridge dhe një shtëpi në Ibiza.
Featured image of article: Nga avioni privat, jaht e deri tek shtëpia në Ibiza/ Naomi Campbell paditet nga ish-partneri i saj rus për pronat që kapin vlerën 3 milionë dollarë Naomi Campbell dhe miliarderi rus Vladislav Doronin

BRITANI E MADHE–  Modelja e njohur britanike, Naomi Campbell sëfundmiështë paditur nga  ish-i dashuri i saj  për para të marra hua dhe disa prona që kapin vlerën e 3 milionë dollarëve.

Siç shkruajnë edhe mediat e huaja miliaderi rus Vladislav Doronin pretendon se Naomi ka mbajtur pronat e tij, ndërsa shprehet e se Campbell ka refuzuar t’i kthejë ato.

Akoma nuk dihet se në cilën gjykatë u paraqitën dokumentet ose sa borxhe do të duhet t’i kthejë Naomi ish-partnerit të saj, por pasuritë e tij përfshijnë një jaht, një avion privat, një shtëpi në Moskë, një banesë në Knights bridge dhe një shtëpi në Ibiza.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aso kohe dyshja, Campbell dhe Doronin u përfol për një fejesë apo martesë të mundshme, por ai ishte ende i martuar me gruan e tij, Ekaterina. Çifti u nda dhe nuk jetonin më bashkë prej vitit 1998 por nuk ishin divorcuar ligjërisht.

Burimi: TheSun 

A.C/Dosja.al

Shto Koment