Aktualitet

Nga arratia, Jaeld Çela kërkoi ndryshimin e trupës gjykuese, merret vendimi për dosjen ‘Tahiri’, zhbllokohet procesi

Kërkesa në Këshillin e Lartë Gjyqësor u bë nga avokatët e tij mbrojtës me pretendimin se togat e zeza kanë gjykuar çështje të tjera të bashkëlidhura.
Featured image of article: Nga arratia, Jaeld Çela kërkoi ndryshimin e trupës gjykuese, merret vendimi për dosjen ‘Tahiri’, zhbllokohet procesi Jaeld Çela

TIRANË– Refuzohet kërkesa e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çelës për ndryshimin e trupës gjykuese që do të trajtojë dosjen “Tahiri” në Gjykatën Speciale (GJKKO).

Kërkesa në Këshillin e Lartë Gjyqësor u bë nga avokatët e tij mbrojtës me pretendimin se togat e zeza kanë gjykuar çështje të tjera të bashkëlidhura.

Mirëpo pavaërisht kërkesës së Çelës, i cili aktualisht është në kërkim, çështja do të vijojë të gjykohet nga gjyqtaret Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të zhvillohet në datën 14 maj në orën 10:30, pasi vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila tashmë është shkrirë, është ankimuar si nga ana e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe e prokurorëve të dosjes.  

Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment