Politike

“Nga ana shqiptare e liqenit patriotët, nga ana tjetër tradhtarët”/ Rama në Ohër takim me Vuçiç, në Pogradec mblidhet tryeza kundër “Mini Shengenit Ballkanik”

Zhvillimi i kësaj tryeze është vendosur në Pogradec, pasi po sot në anën tjetër të liqenit, në Ohër kryeministri Rama do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Featured image of article: “Nga ana shqiptare e liqenit patriotët, nga ana tjetër tradhtarët”/ Rama në Ohër takim me Vuçiç, në Pogradec mblidhet tryeza kundër “Mini Shengenit Ballkanik” Tryeza kunder "Minishengenit Ballkanik"

POGRADEC- Mëngjesin e sotëm është zhvilluar tryeza kundër “Mini Shengenit Ballkanik” në Pogradec. Zhvillimi i kësaj tryeze është vendosur në Pogradec, pasi po sot në anën tjetër të liqenit, në Ohër kryeministri Rama do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Ky lajm është bërë i ditur nga gazetari Aulon Bej Kalaja, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale hedh akuza të forta kundër kreut të qeverisë.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takohet sot me Presidentin Aleksandër Vuçiç, por ai është i paautorizuar nga shqiptarët dhe i pakonsultuar me ShBA dhe BE, për këtë marrëveshje dhe kësisoj ky është vetëm një hap i tij personal. Zoti Rama, “për shqiptarët dielli lind në perëndim” dhe ju jeni askushi që të mbani peng këtë aspiratë të shqiptarëve dhe t’a drejtoni atë nga lindja, Serbi-Rusi. Kosoves po i ngul thike pas shpine dhe nuk e perfaqeson kurre. Prandaj nga ana shqiptare e liqenit ishin patriotet dhe nga ana tjeter do takohen tradhetaret. Levizja vazhdon, pas Tiranes, Shkodres, Elbasanit, Gjakoves, Fierit dhe Pogradecit”, shkruan Kalaja në Facebook.

Takimi i 10 tetorit në Serbi është pasuar nga takimi i sotëm në Ohër. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama bëri me dije se është nisur drejt Ohrit në Maqedoninë e Veriut, ku do të zhvillohet takimi për marrëveshjen e bashkëpunimit rajonal, ose e thënë ndryshe “Shëngeni i Ballkanit”.

(E.S. dosja.al)

Shto Koment