Bota

Nga 4 maji Irani planifikon të rihapë xhamitë në rajonet e pa prekura nga Covid-19

Rouhani ka bërë me dije se xhamitë do të rihapen nga data 4 maj në 132 rajonet administrative, që përbëjnë rreth një të tretën e gjithë territorit të shtetit.
Featured image of article: Nga 4 maji Irani planifikon të rihapë xhamitë në rajonet e pa prekura nga Covid-19 Presidenti iranian, Hassan Rouhani.

IRAN– Irani është një ndër vendet e prekura nga Covid-19 në botë dhe ka pasur një situatë të vështirë sepse në javët e fundit janë rritur ndjeshëm si numri i rasteve të reja edhe numri i viktimave. Megjithatë është mësuar sëfundmi nga mediat e huaja se nga dita e nesërme do të rihapen xhamitë në disa rajone të vendit, ka njoftuar Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani.

Që në ditët kur nisi përhapja e virusit në vend filluan të shtoheshin rastet e koronavirusit, xhamitë në Iran kanë qenë të mbyllura nga fillimi i marsit.

Rouhani ka bërë me dije se xhamitë do të rihapen nga data 4 maj në 132 rajonet administrative, që përbëjnë rreth një të tretën e gjithë territorit të shtetit.

Distancimi social është më i rëndësishme se lutjet kolektive.”- u shpreh  ai, duke thënë se Islami e cilëson sigurinë si të detyrueshme, ndërsa falja në xhami është vetëm e rekomanduar.

Presidenti Rouhani tha se rajonet e Iranit ku do të hapen xhamitë vlerësohen si vende me rrezikshmëri të ulët të përhapjes së virusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera ai tha se ky komision është duke e shqyrtuar mundësinë e rihapjes së shkollave nga 16 maji në mënyrë që mësimi të zhvillohet për një muaj para pushimeve verore. Deri më tani, në Iran janë shënuar 6,150 viktima dhe mbi 96 mijë të infektuar me koronavirus.

Në rang global janë 3.3 mln të prekur nga koronavirusi. Vendi më i prekur vijon që të jetë SHBA-ja, ku janë regjistruar më shumë se 1.1 milion raste, me të paktën 65,000 persona që kanë humbur jetën. Ndërsa lajme më të mira vijnë nga Itali, Spanja e Franca, vende që ditët e fundit kanë shënuar numra në rënie të rasteve të konfirmuara me covid-19. Javën e fundit dy vendet më të goditura në botë nga Covid-19, Spanja dhe Italia kanë parë një përmirësim të situatës së virusit.

Burimi: aljazeera

A.C/Dosja.al 

Shto Koment