Sport

Neymar-PSG shtërngojnë duart, paga e brazilianit 30 milionë për çdo sezon…

Veç pagës, sulmuesi i shquar brazilian do të përfitojë edhe bonuse shtesë në rast se PSG fiton Champions League
Featured image of article: Neymar-PSG shtërngojnë duart, paga e brazilianit 30 milionë për çdo sezon…

FRANCE – Neymar dhe Paris SG kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës midis tyre, ndërkohë që pritet vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje të arritur së fundmi, midis drejtuesve të klubit francez dhe sulmuesit brazilian.

Gazetari italian Frabrizio Romano, i specializuar në fushën e transfertave, duke iu referuar një lajmi të  “L’Equipe” në Francë, bën me dije se marrëveshja e re e sulmuesit brazilian do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026, ndërkohë që ka klauzolë për t’u zgjatur edhe një sezon tjetër.

Nga kjo kontratë Neymar do të përfitojë 30 milionë euro në sezon, ndërkohë që Paris SG ka përfshirë në marrëveshje edhe një bonus të “majmë” për sulmuesin në rast se fitojnë Champions League. Kjo është ëndërrsa e Paris SG, por edhe i Neymar, i cili kërkon të fitojë “Topin e Artë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment