Sport

“Neymar duhet të firmosë dy kontrata për t’u rikthyer te Barcelona”, flet njeriu që u fut në burg për blerjen e brazilianit

"Jam i bindur se ai mendon se nuk duhej të ishte larguar nga Barça dhe unë e di se ka dëshirë të kthehet"
Featured image of article: “Neymar duhet të firmosë dy kontrata për t’u rikthyer te Barcelona”, flet njeriu që u fut në burg për blerjen e brazilianit Neymar

Sandro Rosell, si ish-president i Barcelonës dhe si njeriu i cili ka transferuar yllin Neymar nga Santosi, së fundmi ka folur mbi mundësitë e rikthimit të brazilianit në “Camp Nou”.

Sipas tij, Leo Messi e mbështet këtë lëvizje, por nuk do të jetë shumë e thjeshtë për t’u realizuar. Ai mendon se sulmuesi i PSG-së duhet të plotësojë një kusht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Neymar duhet të kthehet, por do ta bëja të nënshkruante dy kontrata: një sportive dhe një për sjelljen e tij jashtë fushës. Jam i bindur se ai mendon se nuk duhej të ishte larguar nga Barça dhe unë e di se ka dëshirë të kthehet”, është shprehur Rosell, i cili është dënuar me burg sidomos për transferimin e bujshëm të Neymar-it, për të cilin ka bërë pagesa të paligjshme.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment