Editorial

Nexhmije Hoxhën shpalleni akademike honorifike

Tani meqënëse Nexhmije Hoxha është gjallë, le ta bëjë akademike honorifike për arsye moshe! Ajo ka merita më shumë se Gjinushi në atë nevojtore ideologjike që e thërrasim akademi!! Ndërsa Profesori i nderuar Artan Fuga kot e ka se nuk reformohet një organizatë që ka lindur për t’i shërbyer diktaturës, jo vetëm politike, por asaj të mendimit, pushtetit dhe një individi e asnjëherë dijes dhe Shqipërisë!
Featured image of article: Nexhmije Hoxhën shpalleni akademike honorifike

Akademia e Shkencave e Republikes së Shqiperisë lindi si një instrument ideologjik i regjimit komunist për t’u shndërruar në fosil të atyre nostalgjive në vitet e pluralizmit politik! Që kjo akademi nuk pati e ka asnjë peshë e asnjë produkt në Europë, jo e jo, por as në hapësirën kombëtare, e dinë edhe pulat e Bërzhitës! Të premten ajo shfaqi faqen shoqërisë korrupsionin e thellë etik që e karakterizon duke mbajtur zgjedhje të paligjshme dhe fasadë!

Ky proces kulmoi me zgjedhjen e ministrit të Arsimit të diktaturës Skënder Gjinushi në krye të saj, i cili ka në CV me mburrje përmirësimin e aritmetikës së klasës së parë në vitin 1988! Ministri antipluralizëm, biri i një personazhi që përflitet për krime lufte i angazhuar prej 30 vitesh në politikë për turpin tonë me karakteristikë urrejtjen dhe ekstremizmin si punë shkencore zgjidhet në krye të saj megjithëse deri në atë dekik ishte kryetar i Partisë Social Demokrate! Ligji nuk e lejon! Po ç’themi kështu? Ligji në këtë vend është një shaka!

Gojështhurur u shfaq që në aktin e parë si kryeakademik ku fyeu një gazetare! Ajo bina në fakt e meriton Skënder Gjinushin! Ajo nuk mund të fshihej pa fund pas emrave të Eqerem Çabejt apo Ismail Kadaresë e as sot në bashkëkohësi pas atij të filozofit Artan Fuga, i cili s’ka ç’bën më në atë qymez ideologjik mediokriteti e kotësië! Të paktën përpjekja mbi dy vjeçare e Fugës për ta rithemeluar Akademinë mori vlerën e dëshmisë historike se sa e fortë ështe kapja politike dhe paftësia për të ndryshuar!

Në Shqipërinë e pas Luftës së Dyte Botërore ndodhi një fenomen, vranë intelektualët, ju rrëmbyen shtëpitë e bibliotekat, por nuk e fituan dot dijen e tyre! Thjesht u bënë diktatorët e tyre! Nuk e mundën kurrë Shqipërinë e “vjetër” dhe “reaksionare” pseudoelitat folklorike që bënin studime për mendimin e Enver Hoxhës, për tufëzimin e bagëtive dhe pastrimin e gjuhës shqipe nga gjuha e shkrimtarëve të ndaluar! Mbetën shërbëtorë e sahanlëpirës e nuk jetuan fort keq si të tillë! Por seriozisht së paku, askush dhe askund nuk i marrin për të tillë!

E paprekur nga lufta e klasave, nga ndasitë krahinore, nga dhuna ideologjike dhe poshtërsia njerëzore krejt ndryshe shfaqet Akademia e Kosovës! Një ditë moshohemi të gjithë dhe pleqeria është një etapë kohore e fisme, por shumica e akademikëve pikërisht në muzg të viteve kur duhej të nguliteshin në kujtesë për një akt të vetëm, të mirë u treguan të mjerë e të nënshtruar siç kanë qenë gjithë jetën para konceptit të zgjedhjeve të manipuluara si model i shëmtuar për të gjithë, kur dihet që vjedhja e zgjedhjeve është tragjedia e demokracisë shqiptare!

Ata u treguan të tillë që për pak beneficë personale e familjare pranuan diktatin e Edi Ramës për t’ ju vënë mbi krye një bolshevik të parevizionuar, të pavepër, dhe të pa lexuar tash 40 vjet, vetëm se na paskësh berë një shkollë në Francë si i biri i Ethem Gjinushit në të ri! Iku Gjushi e erdhi Gjinushi! Njëri vjedh zgjedhjet në Durrës, tjetri në Akademi! Edi Rama dikur hiqej si radikal e anarkist e kinse me shije për Konicën e Fishtën që Gjinushi me babën biologjik e atë shpirtëror i ka lënë pa varr!

Të gjitha i ka pasur gënjeshtra, shijet e vërteta i shfaqi në pushtet! Rama i urren të persekutuarit politik po aq sa Gjinushi! Rama e urren sa ai elitën intelektuale të masakruar nga diktatura ndryshe nuk shkonte drejt kësaj zgjedhjeje! Shija e tij janë ministrat e diktaturës, Ruçi e Gjinushi dhe baba Taku për luftën!

Tani meqënëse Nexhmije Hoxha është gjallë, le ta bëjë akademike honorifike për arsye moshe! Ajo ka merita më shumë se Gjinushi në atë nevojtore ideologjike që e thërrasim akademi!! Ndërsa Profesori i nderuar Artan Fuga kot e ka se nuk reformohet një organizatë që ka lindur për t’i shërbyer diktaturës, jo vetëm politike, por asaj të mendimit, pushtetit dhe një individi e asnjëherë dijes dhe Shqipërisë!

Nëse Fuga një dite i lë në vetminë e tyre, ajo thjesht do jetë një organizatë veteranësh të rojtarëve të komunizmit në kulturë e arsim! Mos e harroni Nexhmijen që të jeni të ndershëm deri në fund! Hë Edi, hë xhan, hë të keqen, bëje mos ja thyej zemrën, e vjetër është ajo, sot për nesër! Ti në këtë vend ke bërë shumë më tepër!

3 Komente në “Nexhmije Hoxhën shpalleni akademike honorifike

  1. per nder me vjen turp e neveri te kem per femijet e mi mender pedagoge kaq injorant e te pa turp si kjo monstra qe po vdes per tu faktorizuar e hedhur kush syte dhe rrjedhur fare nga ato pk tru qe i kane dhene nena e babai

  2. Ore GJEKA I MARKAJVE nuk behesh dot intelektual.Je vec per dru me pre.Kur te shoh ne ekran si ANAL…IST me kap alergja POR jo vetem mua…..

  3. O GJEKMARK NE KOHEN E NEXHMIJET E GJITHE FISI YT ISHTE I PRIVILEGJURA

Shto Koment