Aktualitet

Ambasada amerikane: Grupet e lidhura me Iranin mund të godasin në Shqipëri! Kujdes në zona turistike, qendra tregtare, hotele e lokale

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada u shpreh se ata mund të synojnë gjithashtu vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. 

1 Prill 2026, 19:21 Nga E.d
Ambasada amerikane: Grupet e lidhura me Iranin mund të godasin në
Foto ilustruse

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë me dije se grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada u shpreh se ata mund të synojnë gjithashtu vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. 

Në lidhje me këtë, ajo u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë më shumë kujdes dhe të jenë vigjilentë.

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Dosja.al

ambasada amerikane tiranë iran

Sondazh

Poll