Politike

Tjetërsimi i tokave në Livadhe të Himarës/ GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro

Goro është dënuar nga GJKKO në shkallë të parë më 30 korrik 2025 me 2 vite burg, për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai vuajti 1 vit e 4 muaj heqje lirie.

25 Mars 2026, 13:41 Nga E. D
Tjetërsimi i tokave në Livadhe të Himarës/ GJKKO lë
Jorgo Goro

TIRANË- Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka lënë sot në fuqi dënimin me dy vite burg të Jorgo Goros. Goro është dënuar nga GJKKO në shkallë të parë më 30 korrik 2025 me 2 vite burg, për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai vuajti 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Dënimi ndaj tij parashikoi po ashtu edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut, të cilën Gjykata e Posaçme e ka nën sekuestro. Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.

Goro u arrestua në mars të vitit të kaluar, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri. Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka që ka masën ‘arrest në shtëpi’./Dosja.al

jorgo goro

Sondazh

Poll