Politike

"Më qaheshe të të gjeja punë, betoheshe se ishe i PD-së", debat i ashpër në Kuvend mes Nokës dhe Bidos! Socialisti: Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

Kjo shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Nokës,ku e akuzoi për përfshirje në çështjen e pronave në Gjipë dhe duke e etiketuar si ideator të një falsifikimi në dëm të pronarëve të zonës

4 Dhjetor 2025, 22:11 Nga M.L
"Më qaheshe të të gjeja punë, betoheshe se ishe i
Noka-Bido

TIRANA- Seanca maratonë e kësaj të enjteje në Kuvend vijoi me debate të ashpra mes deputetëve, ku përplasja më e fortë u regjistrua mes Flamur Nokës të PD-së dhe deputetit socialist Ardit Bido. Gjatë fjalës së Nokës në foltore, Bido kërkoi të ndërhynte për procedurë.

Kjo shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Nokës,ku e akuzoi për përfshirje në çështjen e pronave në Gjipë dhe duke e etiketuar si ideator të një falsifikimi në dëm të pronarëve të zonës. Noka aludoi se kjo çështje do të kishte pasoja politike dhe ligjore për deputetin socialist.

Nga ana e tij, Bido u kundërpërgjigj duke e akuzuar opozitën se po degradon debatin për çështje kombëtare dhe duke relativizuar akuzat e Nokës si absurde. Ai kundërshtoi se ka kërkuar favor apo punë nga deputeti demokrat dhe theksoi se pasuria e tij është e krijuar nëpërmjet punës së tij.

Noka: Kur të vijë çështja e Gjipesë ngrije dorën ti, ai do jetë varri yt ligjor dhe politik. Gjipeja, pusho! Të pickova ku të dhemb fort. E di ti ku fle lepuri. Lepuri fle në Gjipe. Aty te 22 hektarët, por mos kujto se kreu i narkos do jetë i gjatë. Jo,jo, ajo Gjipeja do të bëhet makthi yt. Sepse ti ke urdhëruar dhe je hartues i një falsifikimi, ideatori i vjedhjes së pronës së himariotëve. E di që e ke gjumin e prishur, e mbaj mend kur qaheshe të unë të të ndihmoja me ndonjë punë e betoheshe se ishe i PD-së. Të njoh mirë, Ja është dëshmitar Bujari dhe Shpëtim Idrizi ishe gati të fshije këpucët, nuk ta zgjidh dot hallin. Gjipeja s’do të lësh të flesh gjumë deri kur të shkosh te vendi. Ka shumë socialistë këtu por nuk preken se lugën e çorbës nuk e kanë ngrënë të gjithë.

BidoOpozita të mos flasë për historinë e kombit se na e bën pis. Më kujtohet në zgjedhjet e kaluara sesi kandidati shënonte ‘flamuris nokas’. Nuk pres të dijë as kush e ka ngritur flamurin e as ku e ka ngritur Flamurin. Sa bën kostumi yt sot, është pasuria ime sot. I bie në moshën 14-vjeçare sipas Nokës kam futur një dokument. Sa i përket asaj që kam kërkuar punë te ti, që në moshën 19-vjeçare kam marrë 1 mln lekë. Diferenca është të jesh i pasur pa punuar asnjë ditë.

flamur noka ardit bido

Sondazh

Poll