4 Dhjetor 2025, 20:28
Nga M.L
Martin Cani
TIRANA- Vdekja e 15-vjeçarit Erjon Boba ditën e sotme pas disa ditësh ne gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Durrësit, ka risjellë në mendjet e qytetarëve, një rast në ngjashëm të ndodhur një vit më parë në Tiranë. Siç u konfilktua Boba rreth 10 ditë më parë me një bashkëmoshatarin e tij për shkak të një konflikti të hapur në rrjetet sociale, e njëjta ngjarje ka ndodhur dhe me rastin e Martin Canit.
Si nisi sherri mes Erjon Bobës dhe 14-vjeçarit në Durrës?
Takimi mes të miturve në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës, u transformua në një përleshje fizike ku u përdorën sende të forta. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve.
Gjatë sherrit, 14-vjeçari me inicialet M.K. e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën.
Si ndodhi vrasja tragjike e Martin Canit pranë shkollës?
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.
Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart.
Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
Edhe në këtë rast, dhuna pasoi një debat fillimisht mes dy të miturve dhe eskaloi jashtë ambienteve të shkollës. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, Cani nuk arriti të mbijetojë, ashtu sikurse edhe Erjon Boba së fundmi./ Dosja.al
erjon boba martin cani plagosje me thike
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 19:47
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Erjon Boba, 15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë me thikë në zemër gjatë nj...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 19:35
M.L
Nazif Muslija, autori i krimit
ITALI- Detaje të reja dalin nga vrasja e Sadjide Muslija, 49-vjeçare shqiptare, në Ankona të Italis&eu...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 18:05
M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANA- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Zogu i Parë, ku një makinë ka përpla...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 17:58
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Gjatë kontrolleve territoriale në Itali, karabinierët arrestuan një të ri shqiptar, i dyshuar për pjes...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 17:34
Foto nga vendngjarja
TIRANA- IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka vënë shiritin e ndalimit në një pallat 14-ka...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 16:33
E.d
Foto ilustruse
SARANDA- Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek ka denoncuar nismën për hapjen e një insitucioni turk në...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 17:01
Elton Qyno
Nevzat Spaho
Nevzat Spaho alias “Nevi” që konsiderohet si i “forti” i Prrenjasit dhe që tashmë është arres...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 16:06
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Altin Shpendin si person të dyshuar se ka kërcënuar m...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 15:48
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Pas largimit të Sonila Bejtjes nga Gjykata Kushtetuese, pranë Presidentit të Republikës janë paraqitur dhj...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 15:23
E.d
Bledi Teta
TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën. Teta akuzohet p&eum...