Aktualitet

Izoloi familjen në banesë, gjykata cakton 20 ditë burg për Jetnor Zhabolin, dëshmia: E bëra se kisha frikë për ta

Prokuroria kërkoi që 35-vjeçari të qëndronte në qeli për 30 ditë deri në daljen e rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore që do të përcaktojë gjendjen e shëndetit mendor për Zhabolin

29 Janar 2024, 10:51 Nga N.F
Izoloi familjen në banesë, gjykata cakton 20 ditë burg për
Jetnor Zhaboli

TIRANË- Ditën e sotme Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë 20 ditë burg për ekonomistin, Jetnor Zhabolin i cili izoloi familjen e tij në banesë duke mos i lejuar të kenë kontakt me askënd jashtë saj.

Prokuroria kërkoi që 35-vjeçari të qëndronte në qeli për 30 ditë deri në daljen e rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore që do të përcaktojë gjendjen e shëndetit mendor për Zhabolin. Në seancë avokati ka kërkuar shtrim të përkohshëm në spital deri në rezultatet e akt-ekspertizës. Zhaboli ka pretenduar se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur fëmijët, pasi siç u shpreh, kishte frikë për ta.

Zhabolli kishte izoluar në banesë nënën, gruan dhe famijët e tij të mitur duke mos i lejuar të kishin kontakt me pjesën jashtë. Përveç izolimit ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes e cila kishte tentuar të vriste veten disa herë. 

35-vjeçari kishte vendosur kamera në çdo cep të shtëpisë duke përfshirë edhe tualetin për të monitoruar çdo lëvizje të nënës, gruas dhe fëmijëvë të tij. Çifti i bashkëshortëve ishin të martuar prej 10 vitesh ndërsa Zhaboli nga xhelozia kishte izoluar gruan. Ekonomisti kishte vendosur edhe një aparaturë që bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar familjaret e tij të komunikonin me asnjë person jashtë shtëpisë. Dyshohet që Zhaboli vuan nga probleme të shëndetit mendor por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore.

gjykata jetnor zhaboli burg

Sondazh

Poll